Fundamenti

Nuhiu: Përurimi i shtëpisë së kulturës u bë pa shije, sikur të përurohet një kafiteri apo bastore

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në ditën e inaugurimit të meremetim, të Shtëpisë së Kulturës, me 20 qershor të këtij viti munguan, të gjithë ata që nga viti 1974 u angazhuan për aktivitete e meremetim të kësaj Shtëpie Kulture, nuk kishte ftesë asnjë akter i 40 viteve që bënë gjithçka për këtë Shtëpi Kulture, që të qëndroj deri në këto ditë! Kohë e analfabetëve funksional! Fort mirë e di, se disa edhe turpin e ngrënin me bukë! Nga të paditurit mos pritë njerëzi! Një përurim të një objekti historik, me aq pa shije, thua se përurohet një kafiteri apo një bastore ka shkruar Nuhi Nuhiu.

Postimi i plotë i Nuhi Nuhiut

Pak histori për Shtëpinë e Kulturës “ Zija Shemsiu” në Përlepnicë!

I ndërtuar në vitin 1947/48, pas vitit fillimi i meremetimit në mars të vitit 1979! Shtëpia e Kulturës në Përlepnicë është meremetuar edhe dy herë! Në vitin 1984/85 dhe tani! Viti 1979 për rinin përlepnicase ishte vit i aksioneve, i aktiviteteve kulturore e sportive!

Në këtë vit aktivizuam Sh.K.A, “Kosovarja” e cila ishte formuar në vitin 1974, kryetar rinie ishte arsimtar Nehat Rrahmani, kurse emrin “Kosovarja”, e propozoj Hydajet Hyseni, i cili gjithherë ishte i gatshëm për aktivitete në Përlepnicë!

Kështu, edhe këtë vit 1978/79 pas zgjedhjeve që u mbajtën në rini, u mobilizuan gjithë rinia përlepnicase, meremetuam lokalet e bibliotekës, ku aty rinia filloj të angazhohet! Ne maj të. vitit 1979 morëm pjesë në “Takimet e majit e këtë muaj formuam: Grupin dramatik “Aleksandër Moisiu”! Grupin letrar “Migjeni”! Aradhën punuese “Mic Sokoli”! Grupi letrar nxirrte fletushken mujore!Shoqëria Kulturore Artistike “Kosovarja” filloj me paraqitjet e koncerteve, grupi dramatik me dramën “Mulliri i Koste Bardhit”! Sh. K. A në fshatra të Gjilanit, Vitisë e Kamenicës, e Drenas, Preshevë, deri në Osjek të Kroacisë, ku dha koncert në vitin 1996!

Pas gjitha këtyre aktiviteteve u ndie nevojë për meremetimin e tërë Shtëpisë së Kulturës! Unë në pozitën e kryetarit të rinisë së bashku me drejtorin e shkollës “Skënderbeu”, Nazim Xhelili i drejtuam kërkesën Sekretariatit për Kulture Rini e Sport, Sabit Jakupi i cili ishte nga Gjilani, për mjete financiare qe të bëjmë meremetim e Shtëpisë së Kulturës! Kjo kërkesë u aprovua, por vonimi i fillimit të meremetim zgjati mbi pesë vite! Pastaj ndodhen demonstratat e vitit 1981!

Eco Higjiena

Kështu në vitin 1985, u bë meremetim i Shtëpisë së Kulturës! Angazhim të madh për këtë meremetim kanë pasur Naim Rasimi, Demush Bajrami, Musa Hasani, por edhe ofiçari Murat Rrahmani i cili ishte edhe arkatar i Bashkësisë Lokale!

Kjo Shtëpi Kulture, i shërbeu jo vetëm Përlepnicës, por gjithë Anamoraves, por edhe në nivel të Republikës së Kosovës! Të gjithë udhëheqësit politik, ishin në këtë Shtëpi Kulture! Këtu u mbajtën, koncerte, drama, shfaqje, ore letrare, promovim libri, debate! Flaka e Janarit në këtë Shtëpi Kulture është mbajt për herë të parë, të gjitha aktivitetet janë mbajtur në mënyrë publike, legale, dhe atë me aq shumë publik sa 3 qind vende ishin pak!

Në ditën e inaugurimit të meremetim, të Shtëpisë së Kulturës, me 20 qershor të këtij viti munguan, të gjithë ata që nga viti 1974 u angazhuan për aktivitete e meremetim të kësaj Shtëpie Kulture, nuk kishte ftesë asnjë akter i 40 viteve që bënë gjithçka për këtë Shtëpi Kulture, që të qëndroj deri në këto ditë! Kjo të habit, edhe pse ata të cilët dje përuruan, kurrë në jetën e tyre një tull nuk e kanë vënë në këtë objekt, me përjashtim të Bujar Nevzadi, i cili edhe pse ka qenë i ri, ai ka ardhur edhe në aksione!

PO, ku ishte Hydajet Hyseni, i cili edhe nga burgu ka mobilizuar rinin, për aksione për ndihma e përkrahje të pandalshme! Po, si mund të harrohet Hydajet Hyseni, hera e parë dhe qofte e fundit të mos jete ftuar! Hydajet Hyseni, të mos jetë në emërtimin e Shtëpisë së Kulturës, me emër të Zija Shemsiut, apo biblioteka me emër të Prof, dr Xhavit Ahmeti! A do kjo a do koment shumë koment! Kjo të tregon se “Sa poshtë, ka ra katundi”Mjerim shkuar mjerimit! Po si guxojnë këta, të mos i respektojnë gjeneratat e vjetra, po mos ishim ne, kjo Shtëpi Kulture nuk do të ishte sot! Ku i kanë sot fshatrat tjera Shtëpitë e Kulturës?

Shumë pyetje, por kush me dhënë përgjigjeje? Në Përlepnicë, gjithherë është respektuar mysafiri, por rregullat se ku mund të ulet, ne i kemi bërë, dhe kënd ta ftojmë në dasmë, mysafiri nuk është pyetur!

Një fjalë rasti, një historik, të kësaj Shtëpie Kulture mos te thuhet kjo s’do koment! I kuptoj ata që nuk dinë, por si kuptoj edhe kur nuk pyesin! Pastaj si kuptoj edhe ata të cilët hiqen si të “mençur”, që tamam nuk po din të i mësojnë, të pa diturit! Derisa, të mendohet te ne shqiptarët, se historia fillon me mue, dhe lere të kaluarën, ajo të përsëritet! Duke harruar të kaluarën, jemi kthye në vitin 1945!

Kohë e analfabetëve funksional! Fort mirë e di, se disa edhe turpin e ngrënin me bukë! Nga të paditurit mos pritë njerëzi! Një përurim të një objekti historik, me aq pa shije, thua se përurohet një kafiteri apo një bastore ka shkruar Nuhi Nuhiu./rajonipress/