Eko Higjiena

Nuhiu: PDK është shumë stabile dhe kuadrot e saja nuk i lëvizin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Lidhur me deklarimin e kryetarit të PSD-së në Gjilan Ismet Hajdini se partia e tij fuqizohet me kuadro të reja e që vinë edhe nga radhët e PDK-së, dega e PDK-së në Gjilan e mohon një gjë të tillë.

Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan, në një reagim të saj të nënshkruar nga Arzije Nuhiu i është përgjigjur deklaratës publike të Ismet Hajdinit kryetar i PSD-së sipas të cilit ky subjekt po fuqizohet dhe shtohet edhe me kuadro nga radhët e PDK-së.

“Dega e PDK-së e rikujton PSD se jo që i lëvizin kuadrot e saja, por përkundrazi në PDK çdo ditë e më shumë vinë kuadro të profileve të ndryshme, njerëz të rinj dhe cilësorë të cilët PDK-në e shohin si perspektivë për Komunën dhe vendin në përgjithësi, mbase edhe Hajdini me njërin sy po shikon kah PDK “ thuhet në sqarimin e këtij subjekti politik.

KKVITI

PDK thuhet në reagim e çmon punën e PSD-së si partnere e koalicionit qeverisës, por sa i përket (deklaratës së PSD-së në Gjilan se ajo po bëhet më e fortë me ardhje të reja të kuadrove të cilat vijnë edhe nga PDK), ne i bëjmë me dije PSD-së se ajo nuk mund të thirrët në kuadrot e PDK-së, duke u përpjekur që ato t`i përvetësojë si kuadro të veta.

Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan është stabile, dhe se edhe procesi zgjedhor brenda PDK-së që ka filluar, është tregues se në PDK janë të interesuar të vinë kuadro nga më të ndryshmet nga e gjithë komuna ka thënë Nuhiu./rajonipress/