Eko Higjiena

Nuhiu: Nuk guxojmë të gabojmë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në prag të ndeshjes së 28-të kampionale, FC Drita, ka mbajtur konferencën për media, ku u paraqitën kryetrajneri, Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Përparim Islami. Rreth takimit të nesërm KF Feronikeli – FC DRITA, kryetrajneri Nuhiu theksoi se janë bërë të gjitha përgatitjet dhe pikët janë të rëndësishme nga secila ndeshje.

“Nesër na pret një përballje e rëndësishme dhe do të qasemi me seriozitetin më të madh. Skuadra kundërshtare po luan me futbollistë të rinj, por ata çdo ditë nga java në javë po fitojnë eksperiencën tyre superiore. Ne do të qasemi me seriozitetin më të madh, sepse e dimë se sa të rëndësishme janë këto tri pikë, janë po të njëjta sikur të fitosh ndaj skuadrave të tjera. Pavarësisht, vështirësive që ka kundërshtari dhe nëse mendon se mund të fitosh lehtë, ndeshjet dinë të jenë të vështira. Prandaj, ne do t’i respektojmë kundërshtarin dhe veten dhe t’i marrim tri pikë. Jemi në fazën finale, ku nuk kemi të drejtë të gabojmë dhe të jemi në garë deri në fund”, ka thënë trajneri, Nuhiu.

Ndërsa, futbollisti Përparim Islami theksoi se tri pikë janë të vlefshme dhe për të marrë fitoren duhet ta vlerësojmë skuadrën tonë, por dhe kundërshtarin. “Nesër e kemi ndeshjen me një skuadër që duhet vlerësuar, duke respektuar kundërshtarin duhet ta vlerësojmë edhe ekipin tonë. Tri pikë janë shumë të vlefshme për skuadrën tonë që të vazhdojmë ecurinë pozitive. Motivi është i njëjtë, ne shkojmë për fitore, sepse tri pikë janë të njëjta si me Feronikelin si me skuadra tjera me Ballkanin apo Gjilanin”, ka potencuar Islami.

ARKATANA

Kryetrajneri, Ardian Nuhiu njoftoi se nesër për Dritën do të mungojnë Ardian Cuculi, Ilir Blakçori dhe Almir Ajzeraj për shkak të kartonëve, ndërsa varësisht nga ecuria e lojës do të mund të inkuadrohen edhe futbollistë të rinj. “Duhet të gjejmë rrugën, kemi përgatitur skuadrën me iden që ta fitojmë këtë ndeshje. Nuk guxojmë të eksperimentojmë, por duke parë ndeshjen sigurisht që do të ketë minuta edhe për futbollistët e rinj. Gjithë ata që do të paraqiten përqendrimi duhet të jetë në maksimum”, përfundoi Nuhiu.

Ndeshja KF Feronikeli – FC DRITA zhvillohet nesër, e diele ora 14:00, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.