Nuhiu: Një raport financiar, sa për ta përmbushur një obligim ligjor!

/ 5 minuta lexim

Gjilan – Në seancën e fundit të Kuvendit Komunal ishte edhe raporti financiar për vitin 2019! Një raport i paraqitur vetëm në tabela, ku asnjë tabelë nuk ishte i percjellur me komente! Ky raport thuase ishte për ekonomist i dedikuar, e jo për këshilltar komunal thotë Nuhi Nuhiu.

Nuhi Nuhiu ish drejtor komunal thotë se ajo, që më bëri përshtypje në këtë raport, ishte një dallim i madh në mes planifikimit të buxhetit me realizim, si të të hyrat vetanake, por, edhe të shpenzimet!

“Të hyrat vetanake, sidomos tatimi në pronë, kishte një planifikim të ultë, qëllimi që tani të del realizimi i lartë, apo tejkalimi mbi 2.57 % ! Ndërtimet vazhdojnë çdo ditë, kurse inkasimi mbetet i njëjtë nga viti në vit, pa një ndryshim të theksuar! Njashtu edhe të lejet e ndërtimit, kemi një realizim vetëm 74.86%. Si është e mundur të mos realizohen të hyrat nga kjo kategori? Këtu, diçka nuk po funksionon, sidomos barra i bie drejtorisë së inspeksionit! Shumë ndërtime, ndoshta edhe leje hezitojnë të marrin qytetarët, por, për çka janë inspektorët?! Shërbimet publike, edhe këtu kemi mos inkasimi të buxhetit të planifikuar për 56.60” shprehet Nuhiu..

Nuhiu mendon se këtu fajin kryesor e ka, planifikimi jo i mirë! Prandaj nuk është vlerësuar mirë, se çka do të ndikon në inkasimin e të hyrave në këtë drejtori!

“Planifikimi ishte nga të hyrat vetanake 4.5 milion inkasimin 4.6 milion! Por, vërehet një tentim që tek tatimi në pronë, nuk bëhet si duhet planifikimi, dhe ai ndikon në shkallën e realizimit të të hyrave vetanake”

Shpenzimet: Tek shpenzimet, ka jo menaxhim të mirë nga qeverisja komunale! Duke filluar nga dieta, në këtë kategori të shpenzimeve kemi furnizimin me ushqim e pije 37.291.00 euro! Pastaj shpenzimet e udhëtimit jashtë vendit, me mëditje 28.952,00! Shpenzimet telefonike 42.164.00, shpenzimet këshillëdhenëse 25.128.00, kujt i ipet këshilla? Kontrata në vepër pa specifiku, për çka dhe kujt mbi 400.000,00!
Vendime të gjykatës, 293.291,00 pa kurrëfar specifikim dhe përshkrimi! Nuk dihet për çka dhe kujt i është paguar këto vendime! Transparenca mungon! Vazhdojnë furnizimet për zyrë,mbi 176.208,00! Thua se në vitin 2019 kanë filluar zyret të pajisen, apo po të shtohen paralelet me nxënës! Mirëmbajtja investive, 487.166,30, nuk tregohet ku, dhe kur janë bërë këto mirëmbajtje! Riparimi i automjeteve në DKA mbi 51.598,82 çdo ditë sipas këtij raporti ka pasur defekte! Mirëmbajtja e rrugëve, 229.560,00,ku si dhe cilat rrugë, pa kurrfarë të dhënë, por vetëm shifra dhe përshkrimi! Mirëmbajtja e ndërtesave, 166.558,37 cilat ndërtesa, s’ka të dhëna!

Mirëmbajtja e shkollave, 356.347,53 s’dihet cilat shkolla? Vazhdon pagesa e qeras për qerdhe, kur do të bëhet zgjidhja, 30.771.86 Një paradoks që komuna paguan qera për automjetet e QKMF te parkingu përballë objektit të QKMF – së, dhe atë 1.400.00 kursim të buxhetit se jo mahi! Në pasqyra financiare, shpenzimet e të hyrave vetanake, në raport nuk janë paraqitur të specifikuar, por në sintetikë, analitika nuk përdoret !

Eco Higjiena

Në raport, nuk është paraqitur pasqyra komulative, por,ai i cili don të bëjë një analizë këtij raporti financiar duhet ta ketë digitronin dhe t’i mbledh këto shuma!
Për ushqim të kafshëve 23.626,20 euro!!!!!! As këtu nuk dihet se ku, dhe sa kafshë, komuna i ka në dispozicion?!!!! Kjo tregon, se transparenca mungon në këtë raport! Vështirë të dihet se ku janë bërë shpenzimet kapitale, nga të hyrat vetanake!
Te buxheti nga granti janë të specifikuar, në detale janë dhënë me përshkrim të projektit dhe me shumë! Transparenca mungon, te të hyrat vetanake!

Sipas këtij raporti financiar, qeveria e Komunës së Gjilani ka borxh ndaj operatorëve ekonomik 9.951.147.07 Euro dhe atë :
1. Për mallra e shërbime. 168.690.63
2. Paga 1.782.74
3. Shpenzime komunale 4.495,56
4. Subvencione 26.174,32
5. Shpenzime kapitale 9.750.003,04

Obligimet e papaguara 9.951.147, 07
Në raport nuk janë paraqitur obligimet konti gjente, çka supozojë se tani shifra e tyre mund të jetë mbi 15 milion! Edhe këto kërkesa të qytetarëve, të cilët pretendojnë se qeveria komunale duhet me iu kompenzue, duhet të ishin në pasqyra financiare!

Kjo, qeveri asnjëherë nuk i ka paraqitur prej se ka ardhur në pushtet! Prandaj, marrë në tersi ky raport nuk i ka përmbushur kriteret që të pranohet si raport transparent, por, ky është raport i tabelave!

Prandaj, detyrë e përhershme iu mbetet këshilltarëve komunal të kërkojnë, që këso raporti mos te vie në seanca të tyre!

Komiteti për politikë e financa duhet të jetë në nivelin e detyrës, jo të kalojë ky raport pa një reagim të mirëfilltë! Çdo herë kur ka të bëj më financa, duhet analizuar, përcjell se për çka kemi këso shpenzime, përse nuk komentohen tabelat! Tani, sipas këtij raporti financiar, qeveria aktuale në Gjilan ka borxhe mbi 24 milion euro!

S’mund të quhet menaxhim i mirë i buxhetit, kur nuk janë shpenzuar 1.647.552,99 euro! Këto shifra flasin vet, qeverisja komunale në Gjilan, është larg të jetë nikoqir i mirë, për udhëheqje ka thënë Nuhi Nuhiu./rajonipress/