Nuhiu ndahet me Rapidin

Sulmuesi preshevar, Atdhe Nuhiu nuk do të kthehet më tek ish-skuadra e tij, Rapid Vienna, ku nga austriakët është i huazuar tek Eskisehispor.
Këtë lajm e ka bërë të dituar skuadra austriake, e cila do t’ia shkëputë kontratën sulmuesit, pasi trajneri i skuadrës, Zoran Barisiq nuk e ka në plane për sezonin e ardhshëm dhe nuk i përshtatet skemave të tij.
Skuadra aktuale e Nuhiut, Eskisehispor nuk ka shprehur gatishmërinë për ta blerë kartonin e lojtarit dhe kështu sulmuesi pritet të gjejë një skuadër tjetër gjatë verës. 23-vjeçari është paraqitur 26 ndeshje me skuadrën turke, ndërsa ka arritur të realizojë dy gola.