Eko Higjiena

Nuhiu: Korriku muaji rekord i të hyrave nga tatimi në pronë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Nuhi Nuhiu, drejtor i Financave, thotë për rajonipress se me ardhjen e mërgimtarëve në muajt korrik dhe gushtë rritet edhe hyrja e tatimit në pronë. Sipas tij muaji korrik është muaj rekord dhe i pakrahasueshëm me vitet tjera. Që nga fillimi kur është aplikuar tatimi në pronë korriku i vitit 2013 ka shënuar rekordin thotë ai.

Ardhja e mërgimtarëve e ka mbushur edhe arkën e komunës dhe ky fakt e ka gëzuar drejtorin e financave Nuhi Nuhiu. Nuhiu thotë për rajonipress se korriku është muaji më i mirë për të hyrat te tatimi në pronë.

Sipas Nuhiut deri sot në total kemi mbi 391 mijë euro të hyra ku vetëm nga tatimi në pronë janë mbi 171.000 euro. “Ka fluks të madh të qytetarëve për pagesa të tatimit në pronë që është një gjest për t`i falënderuar të gjithë bashkatdhetarët. Në këtë kohë mërgimtarët i kryejnë obligimet kurse krahasuar me të gjitha vitet tjera korriku i vitit 2013 është vit rekord” tha Nuhiu.

United Hospital

Nuhiu tha se edhe komuna është treguar e kujdesshme dhe u ka dalur në ndihmë mërgimtarëve.”Mërgimtarët kanë kërkuar disa prej tyre matje të reja të shtëpive dhe këtë ua kemi plotësuar. Kemi bërë matje enkas vetëm për mërgimtarët madje edhe nëpër fshatra” tha Nuhiu.

Ai ka falënderuar mërgimtarët për këtë gjest të mirë dhe tha se diaspora mbetet fuqi financiare për çdo komunë.

Sipas tij edhe tek Hidromorava dhe Ecohigjiena pagesat janë shtuar. “Edhe uji dhe mbeturinat kam informacione se po paguhen mirë nga mërgimtarët të cilët kur vijnë në shtëpitë e tyre dëshirojnë t`i shlyejnë borxhet” tha Nuhiu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.