RCCOLA

Nuhiu: Gjendja në liqenin e Përlepnicës është e mirë dhe stabile

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Gjendja e pendës së Përlepnicës! Edhe pse, të reshura në këtë muaj gjerë me tani s’kemi, por, gjendja në liqe është e mirë dhe stabile! Krahasuar, me vitin paraprak, është e mirë dhe tani kemi mbi 10 metra ujë mbi nivelin e vitit të kaluar! Kjo do të thotë se niveli i ujit te penda është 20 metra, ndërsa për tu mbushur liqeni nevojiten edhe 10 metra! Thellësia e liqenit është 30 metra! Njashtu, edhe burimi kryesor i furnizimit të liqenit nga banja është stabile dhe i qëndrueshëm thotë Nuhi Nuhiu.

Fidanishtja

“Edhe pse furnizimi me ujë, nuk është në nivelin e kënaqshëm! Natën në çeshmet e qytetarëve, s’ka shtypje, s’ka ujë të mjaftueshëm, e shkaku përse veprohet kështu, askush s’po e dinë! Shpenzimi, duhet të menaxhohet, por, së paku duhet pasur parasysh edhe nevojat e qytetarëve! Kursimi në kurriz të qytetarëve assesi mos të ngarkohet! Kredinë e aprovuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përveç impiantit për ujerat e ndotura në Komunën e Gjilanit, duhet drejtuar për problemet e furnizimit me ujë të pijes! Mos te veprohet si “Para se të bleni kalin, të blehet freni për kali”! Kur s’ke ujë mos, shpenzo për gropën skeptike! Nëse, vazhdohet me logjikën se kjo punë është e natyrës, por, natyra lësho shi, por t’i a akumulon për nevoja të familjes e rrethit?? ! Ne, aspak nuk e shfrytëzojmë ujin e shiut nëpër familje, ndërtimin e rezervuarve, më pastaj edukimin e qytetarëve, se si të shpenzohet uji, sa më racional! Përveç, furnizimeve me ujë, duhet edhe sensibilizimin e opinionit, edukimin, në shkolla duhet mbajtur takime me nxënës, por, edhe emisionet televizive, reklama duke i njoftuar për çështjen me elementare i cili është jeta e njeriut, e ky është uji! Duhet, vepruar dhe duhet punuar, e jo t’i mbajmë sytë nga qielli” ka thënë Nuhiu./rajonipress/