Fundamenti

Nuhiu fiton besimin e trajnerit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Sulmuesi kosovar Atdhe Nuhiu ishte sërish titullar për Sheffield Wednesday mbrëmë, në ndeshjen kundër Hull Cityt.

Sheffieldi pësoi disfatë 1:0 në ndeshjen e mbrëmshme, në kuadër të Championshipit, nivelit të dytë të futbollit në Angli, raporton Gazeta Express.

Megjithatë, përkundër disfatës, kjo ndeshje e solli një lajm të mirë për Nuhiun. Sulmuesi kosovar më në fund po e fiton besimin e trajnerit Garry Monk, duke qenë titullar në dy ndeshjet e fundit radhazi.

Mobi Casa

Këto janë dy ndeshjet e vetme nga 11 gjithsej në të cilat 30-vjeçari ka qenë titullar. Ai kishte luajtur edhe në katër ndeshje të tjera paraprakisht, mirëpo të gjitha ishin vetëm në minutat e fundit të lojës.

Në ndeshjen e mbrëmshme, Nuhiu luajti plot 90 minuta dhe u vlerësua me notën 6.6 nga SofaScore.

Ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 58-të të ndeshjes, për shkak të një ndërhyrjeje. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.