Nuhiu ende nuk ka vendosur për të ardhmen

Sulmuesi kosovar Atdhe Nuhiu ende nuk e di se ku do ta vazhdojë karrierën.
Ai thotë se është në bisedime me disa skuadra evropiane, por ende nuk ka asgjë konkrete. Javë më parë për Nuhiun është raportuar të jetë interesuar West Ham Unitedi. “Bisedimet po vazhdojnë me West Ham United, por ende nuk ka asgjë konkrete. Nuk dua shumë të flas për të ardhmen time, por mund të them se shumë skuadra nga shtete të ndryshme të Evropës kanë shprehur interesim për mua. Nuk do të ngutem, pasi dua të shkojë në ndonjë skuadër ku mund të luaj”, ka thënë Nuhiu të shtunën për gazetën.
Ai edicionin e kaluar luajti në Superligën e Turqisë për Eskisehirsporin.