Mobi Casa

Nuhiu e quan falsifikator Bajrën

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Nuhi Nuhiu drejtor për buxhet dhe financa tha se Abdullah Bajra po mundohet ta shantazhojë dhe denigrojë institucionin Komunës,ndërkohë ai është një borxhli dhe një njeri që po mundohet të përfitojë nga situatat e tilla.

Në një konferencë për media,drejtori për buxhet dhe financa Nuhi Nuhiu ka demantuar deklaratat e Abdullah Bajrës pronar i kompanisë “Kika”. Nuhiu tha se Bajra ka të drejtë të protestojë,por nuk ka të drejtë të përfitojë përmes shantazheve e deklaratave gjoja denigruese kundër institucioneve komunale.

Nuhiu e ka quajtur falsifikator dhe borxhli Bajrën. Sipas Nuhiut Bajra ka një borxh prej 725 eurove në emër të taksës komunale qysh nga viti 2004. Madje Bajra e ka pranuar këtë borxh dhe njëherë ka paguar 50 euro ndërsa më vonë gjatë viteve 2010, 2011 Bajra nuk e ka pranuar borxhin.

FIDANISHTJA

Nuhiu tha se është biznes i çuditshëm kjo që bënë Bajra.Ai ka bërë edhe falsifikim të dokumentit dhe unë jam i detyrua që atë dokument ta dërgojw në polici dhe prokurori tha Nuhiu.

Nuhiu tha se Bajra po flet edhe për korrupsion dhe po jep vlerësime paushallë se gjoja ka bërë padi edhe ndaj kryetarit. “Është e drejtë e tij,por më së paku ka të drejtë ky njeri të merret me të tjerët derisa gjendjen në shtëpinë e vet e ka të mjerueshme” .

Bajra ka fituar edhe tender nga Komuna,por unë kam ndërhyrë dhe i është anuluar sepse nuk i ka pasur të kryer obligimet komunale. Ndryshe, Nuhiu tha se me bizneset tjera gjendja është e mirë dhe nuk kanë telashe./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.