Eko Higjiena

Nuhiu: Drita do të ketë një vend të veçantë në zemrën time

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Pas ndërprerjes së bashkëpunimit në mes skuadrës së Dritës dhe trajnerit Ardian Nuhiu, ky i fundit në një konferencë për media ka falënderuar të gjithë ata që ishin pjesë e Dritës në këto 4 vite sa ishte pjesë e Dritës.

Trajneri shkupjan tha se Drita do të ketë një vend të veçantë në zemrën e tij. “Ky klub do të ketë një vend të veçantë në zemrën time. Vendimi ka ardhur nga drejtuesit e klubit, nga presidentët është marrë vendimi që është e rrugës të bëhet kjo lëvizje”, u shpreh Nuhiu

Uji Dea

“Falënderoj familjen e madhe Drita për katër vite të jashtëzakonshme, emocione, histori, fitore, humbje dhe gëzime”. “Dua t’i falënderoj dy presidentët për mbështetjen dhe drejtuesit e skuadrës që 24 orë kemi qenë së bashku për të mirën e Dritës. Falënderoj tifozët për mbështetjen e madhe ndaj meje dhe ndaj skuadrës, si dhe falënderoj çdo futbollist që ka kaluar në këtë derë së bashku me mua në këtë rrugëtim, sepse pa ta nuk do t’i kishim këto suksese”, tha Nuhiu.

Nuhiu drejtimin e Dritës e mori me 11 shkurt 2018, ndërsa është shpaluar kampion i Kosovës me Dritën në stinorin 2019/20./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.