UBT

Nuhiu: Borxhi që kanë qytetarët për tatimin në pronë shkon mbi 6 milion euro

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drejtori për buxhet dhe financa Nuhi Nuhiu ka treguar në një konferencë për medie të gjitha dilemat që po flitet rreth pagesës së tatimit në pronë. Ai tha se tatimi në pronë është e drejtë ligjore e komunës dhe ajo po aplikohet ndaj të gjithë qytetarëve të Gjilanit duke përfshirë edhe shërbyesit civil për kohën nga viti 2003-2012.

Në një konferencë për medie drejtori për buxhet dhe financa Nuhiu Nuhiu ka folur për shqetësimet e fundit që janë ngritur tek qytetarët për mënyrën e pagesës së tatimit në pronë e cila ka shkaktuar konfuzin për shkak të disa deklaratave nga grupet politike.

Nuhiu tha s ato vlerësime nuk qëndrojnë sepse mënyra e pagesës së tatimit në pronë është e bazuar në ligj dhe s`ka lidhej me asnjë kushtëzim të organeve komunale. Nuhiu tha se është e drejtë ligjore e komunës që të inkasojë borxhin duke përfshirë këtu edhe bllokimin e llogarisë bankare. “Kemi mbi 2551 shërbyes civil që paguhen nga shteti dhe në këtë numër nuk janë të përfshirë policia, spitali, kompanitë publike .Ne kemi pasur sukses në këtë aksion sepse tani shumë shërbyes civil po edhe qytetarë po i paguajnë borxhet” tha Nuhiu.

Mobi Casa

Nuhiu tha se komuna po mundohet të mbledhë borxhin e viteve 2003-2012, e, i cili borxh shkon në 6 milion e 800 mijë euro. Nuhiu tha se bllokimi i xhirollogarisë së shërbyesve civil, por edhe i borxhlinjve tjerë është ligjor dhe i bazuar në një vendim të ish presidentit Jakup Krasniqi.

Nuhiu ka mohuar zërat se shërbyesve civil apo ndokujt tjetër i janë ndaluar pagat edhe për borxhin e vitit 2013. Nuhiu ka qenë mjaft agresiv edhe ndaj vet shërbyesve civil. “Nëse ata nuk e paguajnë borxhin deri më 5 maj atëherë do tu bllokohen llogaritë. Por unë shpresoj se shumica prej tyre tashmë e kanë kryer obligimin. Janë rreth 20 zyrtarë komunal që kanë qenë borxhli të tatimit në pronë, derisa tek serbët gjendja është më e mirë” tha ai.

Nuhiu tha se tatimi në pronë është e vetmja e hyrë e qëndrueshme financiare dhe këto mjete dedikohen vetëm për investime kapitale dhe në interes të qytetarëve të Gjilanit. Ai si shembull ku ka funksionuar inkasimi i tatimit në pronë ka përmendur Shtëpinë e Mallrave ku tashmë bizneset i kanë kryer borxhet aty./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.