HW

Nuhi Isufi e Përparim Muja marrin pjesë në gjysëm maratonën Pogradeci (Enkelana) 2022

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Dy atletët vullnetarë gjilanas, Nuhi Isufi e Përparim Muja, do të jenë pjesëmarrës të gjysmë-maratonës 21 km në Enkelana, emërtimi më i hershëm i Pogradecit, të shtunën (nesër) duke filluar në ora 19:00.

Organizatorët në qytetin e Pogradecit këtë gjysmë maratone e kanë quajtur Festë Sportive, pasiqë do të jetë maratonë ndërkombëtare duke paraparë që numri i atletëve do të jetë mbi 1000 atletë nga Ballkani e Europa.

I gjithë shtegu i kësaj gjysmë maratone është paraparë për rreth bregdetit, ndërsa pjesëmarrës do të jenë nga të gjitha grupmoshat.

ARKATANA

Dy atletët gjilanas Nuhi Isufi e Përparim Muja, të cilët aktivitetin sportiv e ushtrojnë në baza vullnetare dhe për rekreacion, janë të njohur si pjesëmarrës në të gjitha organizimet si në atletikë, në ecje në bjeshkë, dhe në përkrahje në forma të ndryshme gjithmonë ku e kërkon nevoja. “Është nder i jashtëzakonshëm të jesh pjesë e kësaj gjysmë maratone në vendin e të madhit “Lasgush Poradecit”, në vendin e luleve dhe bukurive të rralla që jep qyteti i Pogradecit. Për ne nuk është primare rezultati, për ne është primare ta nderojmë këtë vend vëllazëror dhe është një sfidë e madhe për ne, por është një nder i veçantë të jemi pjesë me vëllezërit tanë nga shumë vende të trojeve shqiptare. Shtegu do të jetë për gjatë detit të rrethuar me lule e palma, do të vrapohet në orët e mbrëmjes, ndërsa mbikëqyrja e çdo atleti do të jetë në çdo nivel nga ana e organizatorëve”, kanë bërë të ditur me shumë dashuri, dy atletët Nuhi Isufi e Përparim Muja.

Këtë gjysmë maratone e organizon Bashkia e Pogradecit, ndërsa kjo gjysmë maratone është e pranuar në kalendarin e maratonës botërore. Në fund të garës organizatorët kanë paraparë medalje, mirënjohje e kupa./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.