ARKATANA

Nuhi Ismajli ka humb orientimin dhe nuk din çfarë fletë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Nga Shefik Surdulli – Rezultatet e qeverisjes komunale në Gjilan, janë evidente dhe shihen prej qiellit. Qytetarët e Gjilanit i vërejnë këto ndryshime, sidomos ata që përditë ecin rrugëve të qytetit, po edhe rrugicave ku dikur jo moti, nuk kalohej e nuk shihej gjë nga balta. Po Nuhi Ismajli, ka humb orientimin dhe nuk di çfar flet!

Ndryshimet vërehen (për ata që duan) edhe në shkolla, jo vetëm në infrastrukturë po edhe në ngritje të kualitetit, sikundër që ndryshimet pozitive njeriu ynë i gjen po thuajse në të gjitha fushat e qeverisjes, sidomos aty ku qytetari gjilanas z. Nuhi Ismajli, i ka piketuar për të keq, në arsim, buxhet e financa, në kulturë, etj.

Drejtori i Buxhetit dhe Financave, z. Nuhi Nuhiu, ka deklaruar se z.Nuhi Ismajli, ka hy në një fushë ku nuk ka “haber” së pari për çështje të buxhetit, se si ndërtohet ai, ndërsa bënë krahasime të paskrupullta mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Ku ka shtet në botë që zhvillohet pa taksa e tatime, ka pyetur Z. Ismajli, Drejtori Nuhiu, i cili ka thënë se, sa i përket vërtetimeve për tatimin në pronë, nuk kanë qenë special po vërtetim i rëndomt ku shkruhet se “I ka të kryer obligimet pjesërisht dhe tërësisht”. Por pasi “gjeniu plak”, siç e quan Nuhi Ismajlin, nuk ka ardh të merr vërtetimin, sepse është qytetar i padisiplinuar që nuk respekton as njoftimin e lëre më të ishte urdhëresë, prandaj as s’e ke marre vërtetimin, por na habit fakti ku i pa radhët duke pritë në sportele kur nuk ishte në drejtorinë për Buxhet e financa!?

Uji Dea

z. Ismajli, po ashtu nuk ka “haber” as në çështjen e organizimit të brendshëm të qeverisjes e as menaxhimit, kur flet për komunikim të brendshëm. Ndaj, nuk duam t’i japim leksion atij që “s’ja kap”. Sa për dijeninë e publikut, kërkesës sonë ligjore, për të sjellë vërtetim për obligimet të tatimit në pronë, iu kanë përgjigjur 95% të tatimpaguesve, ka bërë të ditur z. Nuhiu, i cili me këtë rast falënderon të gjithë ata që kanë respektuar njoftimin, e jo siç spekulohet paturpësisht – urdhëresën e drejtorisë.

Ndaj, ky përkushtim i qytetarëve për të kryer obligimet ligjore ndaj vendit të tij, ndaj shtetit të tij, është kulturë, e jo siç tallet edhe me qytetarët “gjeniu plak” Nuhi Ismajli, duke i fyer ata, pse nuk paskëshin votuar ku dëshiron ai, ka thënë ndër të tjera drejtori Nuhiu.