Hidromorava

Novak: Kosova mund të llogarisë në ndihmën e Hungarisë për liberalizimin e vizave dhe integrimin euro-atlantik

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak pas takimit me presidenten Vjosa Osmani tha se shteti i Kosovës mund të llogarisë në ndihmën e Hungarisë për proceset integruese euro-atlantike si dhe në procesin e liberalizimit të vizave.

Novak tha më tej se për stabilitetin dhe paqen në kontinent nevojitet dhe duhet paqe edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se KFOR-i kontribuon në këtë drejtim.

“Për stabilitetin dhe paqen në kontinent na duhet edhe paqja në këtë rajon dhe misioni i KFOR-it kontribuon në këtë drejtim dhe shpresoj që sa më shpejt edhe procesi i anëtarësimit në BE ta shërbej këtë qëllim”, tha ajo, raporton Telegrafi.

Hidromorava

Presidentja e Hungarisë më tej shtoi se Hungaria mbështet integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor, rrjedhimisht edhe të Kosovës.

Novak ka shprehur mbështetjen e shtetit të saj edhe për liberalizimin e vizave.

“Sa i përket liberalizimit të vizave jemi në favor të heqjes së vizave që nga dita e parë dhe duam të hiqen sa më shpejt që të jetë e mundur. Kosova mund të llogarisë në ndihmën e Hungarisë që të merr liberalizmin e vizave sa më shpejtë”, tha ajo. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.