Eko Higjiena

Nostalgjia e shkallëve të stadiumit dhe historiku i stadiumeve në Gjilan

/ 3 minuta lexim

Topi “magjik” i futbollit ka filluar të rrokulliset në shekullin e 19-të, duke e bërë që rinia botërore të dashurohet me të madhe në futboll ku sot e asaj dite futbolli është bërë industria më e madhe fitimprurëse.

Historiku i futbollit në qytetin e Gjilanit fillon në vitin 1928 me KF Rapid.
Në vitin 1931 formohet KF Gajret ku për herë të parë luan një futbollist shqiptar e ky ishte Esat Berisha jurist e patriot i rrallë, që kishte diplomuar në Zagreb.

Në vitin 1941, Esat Berisha e formon KF Bashkimi i cili bënë gara gjerë në vitin 1944 ku shfaqën disa futbollist shqiptarë, siç ishin: Babush Tali, Rexhep Ahmeti, Selim Presheva e Njazi Halimi.

Ish-futbollistin e parë Gjilanas, Esat Berishën e pushkatojnë forcat serbe me 18 dhjetor 1944.

Historiku i futbollit Gjilanas vazhdon duke u themeluar KF C.Zvezda, ndërsa në vitin 1947 formohet KF Drita.
Ndërsa, në vitin 1995 themelohet KF Gjilani.

Stadiumi i parë në qytetin e Gjilanit ishte në vitin 1930 tek teatri i qytetit në Gjilan, i cili ka funksionuar gjerë në vitin 1948, ku pastaj bartet në lagjen e Kamnikut i cili funksionon gjerë në vitin 1967.

Eco Higjiena

Stadiumi i sotëm i qytetit në Gjilan është ndërtuar në vitin 1967, ndërsa me bar është shtruar në vitin 1971.

Stadiumi i qytetit në Gjilan i cili po rrënohet tani për të zënë vend stadiumi i ri me parametrat e UEFA-së e FIFA-së, ka shumë histori në këto shkallë të stadiumit e në fushë të blertë.

Në këtë stadium kanë luajtur shumë talent të mëdhenj të futbollit, janë fituar tituj e kupa, janë derdhur lot të gëzimit e të hidhërimit, kanë lindur dy tifozërit më të zjarrta në futbollin e Kosovës “Intelektualët” e “Skifterat”, në shkallët e stadiumit të cilat po rrënohen sot janë kënduar këngë të pa numërta nga tifozët në shi e borë, në diell e fortunë, këto shkallë të stadiumit ishin ikonë e futbollit Gjilanas.

Futbolli gjilanas ka zanafillë e histori të madhe të futbollit tani e 90 vite të cilat duhet të shënohen me shkronja të arta, për ata që e filluan dhe ata që po vazhdojnë të mbajnë gjallë futbollin e qytetit të Gjilanit.

Pas shumë viteve të vështira tani shumë shpejt në shekullin e 21-të, qyteti i Gjilanit po bëhet me stadium të ri me parametrat e UEFA-së e FIFA-së./rajonipress/