Fundamenti

Norvegjia do të mbështes fuqishëm Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave

/ 2 minuta lexim

Prishtinë – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, priti sot në takim ministren e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Ine Eriksen Søreide. Me këtë rast ministri Pacolli shprehu mirënjohje ministres Søreide dhe institucioneve dhe popullit të Norvegjisë për përkrahjen e vazhdueshme.

“Norvegjia ka qëndruar pranë nesh në kohë të vështira; në rindërtimin e vendit tonë, në ruajtjen e paqes dhe është ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës”, ka potencuar ministri Pacolli.

Gjatë takimit ministri Pacolli, ka biseduar me ministren Søreide për rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian, ku u theksua se Norvegjia ka një rol të rëndësishëm në mbështetjen me ekspertize dhe projekte nder më të ndryshmet në këtë rrugë.

“Njoftova ministren se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet të vendosura nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave dhe presim që qytetarët tanë të lëvizin lirshëm brenda një periudhe të shkurtër kohore”, ka thënë ministri Pacolli.

Eco Higjiena

Ministri Pacolli gjithashtu potencoi se Kosova është e përkushtuar në kultivimin e fqinjësisë së mirë dhe është e angazhuar në zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura me dialog dhe mirëkuptim.

“Në këtë drejtim, dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë nuk ka alternativë dhe vetëm në mënyrë të barabartë, si dy shtete sovrane dhe me respekt të ndërsjellët, ne mund të normalizojmë marrëdhëniet mes nesh duke ruajtur paqen në rajon për të ardhmen e popujve”

Nga ana e saj ministrja e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Ine Eriksen Søreide, tha se beson fuqishëm se dy vendet do të vazhdojnë të thellojnë marrëdhëniet në të gjitha fushat. Ministrja Søreide i bëri ftesë ministrit Pacolli që në të ardhmen e afërt të vizitoj atë në Norvegji për t`i thelluar edhe më shumë marrëdhëniet mes dy shteteve./rajonipress/