United Hospital

Norvegjia do ta mbështesë Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimin në Organizata Ndërkombëtare

/ 2 minuta lexim
HW

Prishtinë – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, priti në një takim lamtumirës Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad.

Në bashkëbisedimin miqësor, Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Pacolli, e ka falënderuar Ambasadorin për mbështetjen e palëkundur dhe konsistente të shtetit dhe popullit norvegjez nëpër të gjitha proceset, të cilat ka kaluar Kosova dhe populli i saj.

Eco Higjiena

Me këtë rast, Ambasadori, Per Strand Sjaastad, ka përgëzuar Zëvendës-Kryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli për punën e palodhshme që po bënë për integrimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Të dy bashkëbiseduesit shprehen zotimet e dyanshme për rritjen e përpjekjeve për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dy-palësh, me fokus të veçantë në Diplomacinë Publike, Energji, Investime si dhe vazhdimin e ofrimit të përkrahjes për trajnimin e shërbyesve civil për procesin e integrimit evropian./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.