UBT

Norvegjia dhe Suedia të interesuara të ndihmojnë Artanën në mbrojtjen e pyjeve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Novobërdës Svetislav Ivanović ka pritur përfaqësuesit e ambasadave të Suedisë dhe Norvegjisë gjatë prezantimit të projektit të OJQ “Parku” e cila merret me mbrojtjen dhe menaxhimin e pyjeve.

Komuna e Artanës është e interesuar të rrisë dhe shtojë bashkëpunimin me sektorin joqeveritar për një jetë më të mirë të qytetarëve ka thënë Ivanoviq.

Ndërkaq delegacioni i ambasadave të Suedisë dhe Norvegjisë dhe i organizatës SNV-P kanë shprehur interesimin e tyre për pyjet dhe ambientin e mrekullueshëm që ka Artana.

Dy ambasadat kanë shprehur gatishmërinë që ta ndihmojnë Artanën dhe OJQ “Parku” në mirëmbajtjen e pyjeve dhe menaxhimin e tyre në mënyrë profesionale.

Mobi Casa

Qëllimi i vizitës së dy ambasadave ka qenë që për të parë së afërmi të gjitha aktivitetet të cilat OJQ-a „Parku“ i ka punuar në periudhën paraprake, propozimet dhe problemet me të cilat përballet kjo shoqatë për mbrojtjen dhe menaxhimin e pyjeve private.

Shoqata po punon në hartimin e një projekti ideor për përpunimin e mbetjeve nga druri.

Komuna e Novobërdës ka dobi nga ky projekt në kuptimin e punësimit të disa punëtorëve për mirëmbajtjen dhe kujdesin e pyjeve dhe parqeve të pastërta është thënë nga ky takim ./rajonipress/

Mund të ju interesoj: