Uji Dea

Normalja e Elbasanit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nga Demir Krasniqi

Një Dhjetor, o, Nëntë qind e nëntë –
Rrezoi Diell e rrezoi Hënë !
U gëzuan fusha e u gëzuan male –
N’ Elbasan u hap Shkolla Normale !

Një Dhjetor, o, Nëntë qind e nëntë –
U hap lajmi , o, në çdo anë !
Ditë e shenjtë edhe ditë e mbarë –
Kjo është Dita e Mësuesit Shqiptar !

N’ Shkollë Normale , Drejtor i Parë –
U vendos , o, një atdhetarë !
Ishte Luigj Gurakuqi –
Për Atdhe , o, mundi s’i huqi !

N’ muajin Shtator , o, Nëntë qind e nëntë –
U mbajt Kongres në Elbasan !
Nga data 2 deri më 8 Shtator –
Edukimin ta marrim n’ dorë !

N’ interes të kombit shqiptar –
U vendos hapja e Shkollës së Parë !
Shkollë e Mesme Pedagogjike –
Që të mësohet në Gjuhën Shqipe !

HW

Kështu Normalja e Elbasanit –
Dije e dritë , o, i shkrepë Vatanit !
N’ Elbasan , o, kjo shkollë e Parë –
Do t’ luaj rolin , o, vendimtarë !

Kjo shkollë kishte ,o, për qëllim –
T’ realizojë , o, një pikësynim ,
Që e tha Luigj Atdhetari ,
Kur u hap , o, kjo shkollë së pari :
II.
“Nga zëri i fuqishëm i Shkollës Normale –
U lëkund Shqipëria me fusha dhe male !…
Atdhetarët s’ kursyen ndihmat e begata ,
N’ Elbasan mësynë djemtë nga viset e largëta !…

N’ Elbasan mësynë djemtë , o, nga e gjithë Shqipëria –
Jo veç nga Toskëria , por dhe nga Gegëria !…
Nga Kosova trime erdhën cep me cep –
Çdo kënd i Shqipërisë me përfaqësues të vet !”
Normalja e Elbasanit duke u rreshtua –
Me shkollat e Shkodrës duke u krahasua !
Për armiqtë e Shqipes ishte bërë beden –
Që ma turk , as sllav nuk mund ta kapërcen !

Mësuesit e Nderuar , Atdhetarë Shqiptarë –
Nuk do t’i harrojmë për kontribut të mbarë !
N’ arsimim n’ Gjuhë Shqipe e thanë të vërtetën –
Dhanë çdo gjë nga shpirti , e dhanë edhe jetën !…

Gjilan, më 03. 03. 2017.

Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.