Uji Dea

Normalizohet gjendja në Komunën e Gjilanit pas reshjeve të mëdha të shiut

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Është normalizuar gjendja në rrugët e qytetit dhe në fshatra pas reshjeve të mëdha të shiut sot në Komunën e Gjilanit.Apelohen të gjithë qytetarët të cilët kanë probleme, që të lajmërohen në numrat e emergjencave: 193, 112, 194 dhe 192 dhe menjëherë shtabet emergjente do të intervenojnë.

Pas reshjeve të dendura të shiut gjatë ditës së sotme, kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri, ka urdhëruar të gjitha instancat komunale duke aktivizuar të gjitha shtabet emergjente që përfshinë Komunën e Gjilanit, Drejtorinë për emergjenca, zjarrfikësit, Policinë e Kosovës dhe organet e tjera, për të menaxhuar sa më mirë dhe me efikasitet gjendjen pas reshjeve të mëdha të shiut.

ARKATANA

Gjendja po përcillet çdo minutë dhe nuk ka nevojë për shqetësim nga ana e qytetarëve.

Ndërkohë, në ora 16:00 fillon takimi i shtabit të emergjencës për menaxhimin e situatës pas vërshimeve (nën udhëheqjen e nënkryetarit Rexhep Kadriu), i cili do të filloj vlerësimin e menjëhershëm të dëmeve dhe nevojave urgjente./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.