HW

Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi, Guerot: Nuk shoh zgjidhje më të mirë sesa plani franko-gjerman

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot nuk sheh ndonjë zgjidhje më të mirë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, sesa plani franko-gjerman.

Ambasadori francez ka theksuar se ky plan ka avantazhe për të dyja vendet, teksa thotë se ky propozim siguron gjërat për Kosovën që i ka kërkuar me vite.

“Nuk shoh ndonjë zgjidhje tjetër këtu përpos planit franko-gjerman. Është një zgjidhje që është propozuar në shtator 2022 dhe është diskutuar dhe përfundimisht ka dalë në shkurt 2023 dhe siç tha Rohde [ambasadori i Gjermanisë] ka dhënë shumë avantazhe për Kosovën, relacione më të mira, integritetin territorial, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe gjëra të tjera, për të cilat ka luftuar Kosova ndër vite”, ka thënë Guerot.

Ai ka përsëritur kërkesën e vendeve të QUINT-it duke thënë se edhe Franca pret nga Kosova të kryejë detyrat e saj dhe të procedojë tutje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

HW

Guerot thotë se drafti për Asociacionin është një draft i mirë duke potencuar se këtë e mendon edhe qeveria e Kosovës pasi ende nuk ka ndonjë propozim tjetër për këtë draft nga ana e tyre.
“Jo vetëm që unë mendoj që është një draft i mirë, mendoj se edhe qeveria pajtohet, sepse edhe kryeministri është shprehur i gatshëm të pranojë nëse është brenda pakos. Nuk ka propozuar ndonjë ndryshim. Nuk mendoj se është keq drafti. Ky dokument nuk jep fuqi shtesë komunave ashtu shkruhet dhe ashtu ka të bëjë me përmbushjen e fuqive të tyre, të cilat i posedojnë. Është plotësisht i ligjshëm. Nga Kosova presim Asociacionin, dhe është artikulli tjetër që flet për Kishën Ortodokse Serbe, duhet të procedojmë tutje për interesin e Kosovës”, ka thënë Guerot, për RTV Dukagjini.

Edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është obligim i Kosovës dhe si i tillë duhet të implementohet.

“Është obligim i Kosovës nga Parlamenti. Kosova dhe Serbia janë dakorduar që të implementojnë marrëveshjen e Brukselit dhe kjo është mënyra për të arritur normalizimin e marrëdhënieve, sepse i lexoni marrëveshjet është një gjë që Kosova duhet ta zbatojë Asociacionin dhe hapat e tjerë duhet të përcillen nga Serbia”, ka deklaruar Rohde. /Dukagjini/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.