Hidromorava

Nora Gjakova fiton medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Abu Dhabit

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Nora Gjakova ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin që po zhvillohet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Xhudistja jonë ka humbur ndeshjen e fundit apo finalen e ditës së sotme, pas katër fitoreve radhazi gjatë ditës së sotme.

Kësaj radhe, në finale, Nora ka humbur ndaj kundërshtares nga Koreja e Jugut, Mimi Huh.

Xhudistja jonë arrin ta fitojë medaljen e argjend në kategorinë deri në 57 kilogramë.

UBT

Kjo ishte medalje e parë dhe gara e parë për Norën që nga Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, pasi xhudistja jonë ishte jashtë garave për plot 15 muaj shkaku i lëndimit.

Ndryshe, Nora në raundin e parë fitoi me ‘pikë të artë’ ndaj xhudistes nga Koreja e Jugut, Yuna Shin, ndërsa në luftën e dytë mposhti me ‘ippon’ dhe brenda më pak se 1 minute holandezen, Pleuni Cornelisse.

Në çerekfinale, kampionia olimpike arriti ta mposht kundërshtaren serbe, Marica Perisic, e cila mori tri penalizime, teksa në gjysmëfinale arriti të fitojë ndaj kundërshtares Eteri Liparteliani nga Gjeorgjia./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.