Fundamenti

Non Desistas Non Exieris

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Nga Bekim Thaqi – Mos hiq dorë, mos u dorëzo është një thënie e vjetër latine, e cila do ti shkonte shumë për shtati popullit në Kosovë, dhe në përgjithësi duhet të shërbejë si një moto në rrugëtimin e Kosovës si shtet i ri dhe demokratik.

Që prej pasluftës e këndej, Kosova ka kaluar dhe po kalon nëpër shumë sfida të ndryshme, si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm.

Në rrafshin e jashtëm, sfida më e madhe e Kosovës ka qenë shpallja e pavarësisë se Kosovës, dhe njohja nga sa më shume shtete, në mënyrë që të arrihet pranimi në OKB dhe organizmat tjerë ndërkombëtare. Kjo deri diku është arritur, pasi shteti i Kosovës ka shpallë pavarësinë e saj, dhe ka arritur që të ketë një numër të konsiderueshëm të njohjeve ndërkombëtare. Sfidë ende mbetet pranimi i Kosovës në OKB dhe në UNESCO, dhe pranimi i Kosovës në Interpol.

Në rrafshin evropian, sfida kryesore për momentin është liberalizimi i vizave, dhe pranimi i Kosovës nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së . Njëra varet nga ne se si do ta menaxhojmë situatën rreth demarkacionit, ndërsa tjetra është më shume çështje e vullnetit të shteteve në fjalë dhe problemeve të tyre të brendshme.

Shumica e këtyre sfidave që u përmendën deri më tani, nuk varen vetëm nga puna jonë por edhe nga vullneti i shteteve dhe organizatave të ndryshme botërore dhe evropiane për njohjen e shtetit të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizatat e ndryshme me karakter botëror dhe evropian. Në këto sfida, shpesh kemi pasur përkrahjen e miqve tanë ndërkombëtare, dhe ndonjëherë edhe shtytjen e tyre për rezultate sa më të mira.
Në rrafshin e brendshëm shtetëror, sfidat më të mëdha mbeten krijimi i një aparature efektive shtetërore, e cila do t’ia dilte që me sukses të merrej me problemet madhore që e preokupojnë Kosovën sot.

Çfarë nënkuptojmë me këtë?

Së pari si sfidë kryesore kemi funksionimin e shtetit ligjor. Pa një funksionim të mirëfillte të shtetit ligjor, dhe vënien e drejtësisë apo dhënien e maksimumit në këtë drejtim, nuk do të mund te kemi sukses as në sfidat dhe fushat tjera ku kemi probleme. Me këtë nënkuptoj, vënien para drejtësisë si të politikanëve të korruptuar ashtu edhe deri tek hajni më i thjeshtë, ku secili do të merrte dënim meritor sipas asaj se çfarë ka bërë.

Mobi Casa

E dyta krijimi i një sistemi arsimor të mirëfilltë pa ndërhyrje politike, ku gjithçka do t`i përshtatej kushteve dhe kulturës sonë, dhe ku prioriteti do të jepej në aftësimin praktik dhe teorik të secilit qoftë nxënës apo student dhe ku nuk do të lëshohet pe në arritjen e qëllimeve dhe ku në asnjë mënyrë nuk do të lejohet që të merret shkollimi me hatër apo me njoftësi.

Sistemi i deritashëm i kopjimit të planeve dhe programeve nga vendet tjera, duket se ka dështuar dhe ka dhenë rezultate si ai i PISA-s vitin e kaluar.

E treta krijimi i një sistemi të mirë shëndetësor të pa-korruptuar, ku spitalet shtetërore do të duhej të ofronin të gjitha ato që përcakton ligji , dhe ku do viheshin në krye njerëzit e përgjegjshëm me synim të sanimit të gjendjes aktuale.

Një llogaridhënie dhe menaxhim i mirë, bashkë me krijimin e fondit për sigurime shëndetësore, dhe ndarjen e një fondi për ndërtimin e një spitali të ri shtetëror për trajtimin e të gjitha llojeve të sëmundjeve , ku do punonin ekspertë si vendor ashtu dhe ndërkombëtar do të ishte kapaku i punës së mirë.

E katërta është krijimi i ushtrisë, dhe furnizimi i saj me të gjitha pajisjet ushtarako teknike, që i nevojiten asaj. Në këtë aspekt edhe koordinimi me partneret ndërkombëtare, dhe sigurimi i tyre se ushtria e Kosovës do jete një garanci për stabilitet dhe qetësi në Ballkan.

Dhe e fundit lufta kundër korrupsionit në të gjitha sferat e jetës dhe aty ku cenon jetën dhe mirëqenien e qytetarëve ashtu si edhe funksionimin e drejtë te shtetit. Nëse nuk dorëzohemi para matrapazëve dhe të korruptuarve dhe nëse ka një vullnet politik nga te gjitha partitë dhe populli shumë shpejtë do të mund ti realizonim këto qëllime.