GRANDEMALL

Nju Xhersi: Shqiptarja vlerësohet me çmimin “Gruaja e Fuqishme 2022”

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Pasioni për punën, profesionin, të bukurën, do ta shoqërojë gjithë jetën njeriun që është i dashuruar pas veprave të mira, dijes dhe kulturës.

Në çdo skaj të botës që mund të gjendet, mes vështirësive apo të mirave, dashuria për punën dhe profesionin nuk do ta tradhtojë asnjëherë, pasi është gdhendur rrënjësisht në zemër, për të krijuar vepra të bukura në të mirë të vetes dhe të komunitetit që e rrethon.

Njeriu kur arrin të kuptojë se çfarë dëshiron të realizojë apo të krijojë, e ka arritur plotësisht lirinë dhe pavarësinë e tij!

Kur veprat e mira vlerësohen, mbështeten dhe shpërblehen, kënaqësia është e dyfishtë, dhe të jep kurajë për të punuar akoma edhe më shumë, duke nxjerrë më të mirën në shërbim të vetes dhe atyre që e rrethojnë.

FIDANISHTJA

Gazetarja Eva Dori është vlerësuar me certifikatë mirënjohje nga Aleanca Shqiptare dhe kryebashkiaku i Nju Xhersit, Richard Rigoglioso, si “Gruaja e fuqishme 2022”, me dedikimin “Mirënjohje për qëndresën e fortë kundrejt sfidave në jetë”.

Eva Dori është një gazetare e apasionuar, e cila jep shumë për komunitetin shqiptar në Filadelfia, me projektet e saj për promivimin e gjuhës, valleve, folklorit shqiptar.

Eva Dori, përpos emisonit Albanian Dream, pasqyron të gjitha aktivitetet e Shoqatës “Bijtë e Shqipes”, shoqatë e cila është në promovim të vlerave kutlurore shqiptare, duke mbajtur ndezur pishtarin e gjuhës shqipe, si asetin më të çmuar të trashëgimisë kulturore të kombit shqiptar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.