RCCOLA

Njomza Dërmaku braktisë LDK, rrugëton e pavarur në Asamblenë Komunale të Kamenicës

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Të nderuar qytetarë! Të nderuar anëtarë/e, përkrahës e simpatizant tw mi. Po ju drejtohem me ketë deklarate duke treguar arsyetimet e mija të largimit tim nga dega e LDK-së në Kamenicë.

Postimi i plotë

Kam hyrë në LDK për të punuar me aq sa mundem dhe dijë, jo për tu neglizhuar dhe për tu nënvlerësuar. Jam mirëpritur jashtëzakonisht mirë nga një pjesë e kryesisë dhe kam gjetur mbështetje, mirëpo më e keqja është kur disa punojnë pas shpine e shtiren “tolerant”.

Sido që të jetë, vota e qytetarit është matësi më i mirë dhe më i saktë për një kandidat/e! Ju falënderoj për bashkëpunimin që kemi pasur deri më tani. Kam pritur tash e sa kohë se po thirremi në një takim nga kryetari mirëpo ajo nuk ka ndodhur.

Fundamenti

Ndjej obligim të ju njoftoj se nga sot jap dorëheqje nga të gjitha pozitat brenda LDK-së në Kamenicë! Nuk dua të jem në mesin e këtyre dështimeve duke e kuptuar se: “Me punue mirë e drejt dëmtohesh, me dashtë me e zhvillu një aktivitet pengohesh (se po fiton poena politik me shumë e vaj halli), mendimi ndryshe nuk lejohet në LDK, partia personalizohet nga 2-3 persona dhe të gjitha privilegjet shpërndahen në ata persona, injorim total në gjininë femërore si me qenë në kohën e gurit, gjërat e servuara me ardhë në kryesi veç sa për sy e faqe me ngrit dorën se ( pune e kryme) .

Nuk është mirë mos me ju përmbajt premtimeve të vogla, por që luajnë rol të madh në besën e njeriut. Lideri i vërtet nuk ndikohet nga persona të caktuar e me ia ruajt “hunt” se po idhnohen e me dhanë krejt partien për ata 2-3 persona! Dhe shumë të pathëna këtu që s`jan të nevojshme me ju lodhë me lexue e që unë i konsideroj edhe të turpshme me i përmend.

I nderuari kryetar uroj të jesh vetvetja kur është puna te kryetarja e FG se kogja komplikim i vazhdueshëm po më doket… ndoshta për nga natyra femrat janë më të komplikuara a s`di!!! E për mos me qen edhe më tutje “argat”, e në respekt të plotë të votuesve të mi, dhe gjithsesi me premtim absolut se pa u ndalur do të synoj objektivat që kam parashtruar bashkë me ta, kam vendosur që tash e tutje në Kuvendin komunal do të veproj si kandidate e pavarur. E kuptoj se shume njerëz nuk munden me qene dakord me mua por, unë besoj se është gjëja me e duhur që duhet bërë! /rajonipress/

Me respekt, Njomza Dermaku, kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së në Kamenicë, anëtare e kryesisë së degës dhe delegate e kuvendit komunal.