ARKATANA

Njohuritë e fituara gjatë studimeve në UBT po i aplikoj në kompaninë “FLUIDI”

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Prishtinë – Veprim Mustafa thotë se pas përfundimit të studimeve Bachelor në Fakultetin e Mekatronikës në UBT, menjëherë ka filluar studimet Master, dhe për fat të mirë është punësuar ndër kompanitë më prestigjioze në vend “FLUIDI”.Do të jem mirënjohës kundrejt UBT –së për tërë jetën thotë Mustafa.

“Njohuritë e fituara gjatë studimeve po më shërbejnë në punë, pasi të gjitha punët që i kryej në fabrikë janë të ndërlidhura me literaturën dhe me praktikën, të cilën e kemi bërë dhe fituar gjatë studimeve në UBT ” ka thënë zoti Mustafa për revistën “Alumni UBT”.

Ai me tej shton se stafi akademik i UBT-së e zotëron lëndën që e ligjëron, dhe njohuritë e tyre janë shumë efikase dhe të aplikueshme gjatë periudhës së mëtejshme të jetës tonë. Do të jem mirënjohës kundrejt UBT –së për tërë jetën.

Eco Higjiena

Veprim Mustafa, shkollimin e mesëm e ka përfunduar në Kolegjin “Mehmet Akif” në Prishtinë, kurse në UBT, në Fakultetin e Mekatronikës, diplomon me temën “Four wheel robot with robotic arm and intelligent system”.

Mekatronikën për herë të parë në Republikën e Kosovës e ka sjellë UBT në bashkëpunim me Institutit për Udhëheqje dhe për Robotikë (IHRT) në Universitetin e Vjenës për Teknologji, Universitetin e Waterfordit për Teknologji (ISOL), Irlandë, me Laboratorin për Robotik dhe Mekatronik (LARM-UNIGAS), si dhe Universitetin e Cassinos në Itali.

Intervistën e plotë mund ta në lexoni numrin e ardhshëm të revistën “Alumni UBT”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.