ARKATANA

Njohja e ndërsjellë e diplomave proces ‘i ngrirë’

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kosova dhe Serbia kanë ngecur në zbatimin e marrëveshjes së dytë për njohjen e diplomave të marra në dy shtetet përkatëse, marrëveshje kjo e arritur në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli. Në dialogun teknik, dy shtetet kanë arritur dy marrëveshje sa i përket njohjet së diplomave, njëra e nënshkruar në vitin 2011 dhe tjetra në vitin 2016.

KALLXO.com ka siguruar Raportin zyrtar të Qeverisë së Kosovës mbi arritjet dhe sfidat në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit.

Në këtë raport janë publikuar shifrat e certifikimit të diplomave pas arritjes së marrëveshjes së parë që hyri në fuqi në vitin 2012.

Certifikimi u bë në periudhën mes vitit 2012-2014 ku në total u lëshuan 375 certifikata të njohjes së diplomave, 362 prej tyre në Kosovë dhe 13 prej tyre në Serbi.

Sipas këtij raporti marrëveshja e vitit 2016 vazhdon të mbetet e pa zbatuar.

“Bashkimi Evropian ka kontraktuar organizatën SPARK për të ofruar asistencë teknike për njohjen e diplomave të arsimit të lartë por ky projekt ende nuk ka filluar të zbatohet në mënyrë efektive, kështu që procesi i certifikimit të diplomave mbetet i ngrirë”, thuhet në raport.

Ata po ashtu theksojnë se në zbatim nuk janë marrë fare parasysh gradat e doktoraturës megjithëse nuk përjashtohen nga marrëveshja dhe ngjajshëm për nivelin para-universitar.

“Nuk ka pasur asnjë lëvizje për zbatimin e marrëveshjes në nivelin para-universitar. Sipas raportit të progresit të Qeverisë së Serbisë, ngërçi u shkaktua nga mungesa e fondeve për ndihmë teknike nga Bashkimi Evropian. Gjithashtu asnjëra palë nuk ka bërë hapa konkretë për ta ndryshuar dhe plotësuar legjislacionin në mënyrë që të fillojnë zbatimin e kësaj pjese të marrëveshjes”, thuhet tutje në raport.

HW

Universiteti i Mitrovicës së Veriut

Megjithë insistimit të palës serbe, njohja e diplomave që lëshon Universiteti i Mitrovicës së Veriut nuk u përfshi në marrëveshjen mes dy vendeve.

Universiteti i Mitrovicës së Veriut është i licensuar nga UNMIK në vitin 2007 dhe ofron të gjithë kurrikulën në gjuhën serbe.

Ai me ligjin për arsimin në komunat e Kosovës është vënë nën autoritetin e drejtpërdrejtë të komunës së Mitrovicës së Veriut.

Ai po ashtu vazhdon të punojë me sistemin serb arsimor dhe akreditohet nga organet akredituese të Serbisë.

Megjithatë, shteti i Kosovës vendosi që diplomat e këtij universiteti të njiheshin pas një procesi të certifikimit me qëllim të aplikimit për punë.

“Më datën 30 dhjetor 2015, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar rregulloren për Procedurat dhe Kriteret për Lëshimin e Certifikatave Shtetasve të Republikës së Kosovës të cilët kanë marrë diploma nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut, për qëllim të aplikimit për vende pune dhe për marrjen e licensave dhe provimeve profesionale në institucionet publike. Të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët kanë diplomuar në universitetin e Mitrovicës së Veriut që nga viti 2001 kanë të drejtë të aplikojnë për marrjen e certifikatave të vlefshmërisë që kanë diplomuar nga Universitetit i Mitrovicës së Veriut”, thuhet në njoftim.

KALLXO.com kishte raportuar për çertifikimit e 130 diplomave të lëshuara nga ky universitet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.