Njohësit politik thonë se Qeveria Hoti lehtë mund të përfundojë e rrëzuar si ajo e Kurtit

Sipas njohësve politik, nëse përplasjet në koalicion vazhdojnë, atëherë Qeverisë Hoti mund t’i ndodhë njëjtë si Qeverisë Kurti.

Tash e një javë po qëndron i izoluar në banesën e tij.

Infektimi me Koronavirus, ka detyruar kryeministrin të qëndrojë i izoluar.

E në izolim për disa javë, ndonëse është shëruar, po qëndron edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa

Kjo situtatë ka krijuar distancë mes parterëve të koalicionit por edhe telashe të cilat i kanë shprehur përmes rrjeteve sociale.

Dhe pikërisht përmes rrjeteve sociale, Mustafa ka paralajmëruar një takim me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj për të gjetur një zgjidhje, pa treguar cila është ajo.

Këtë takim të mundshëm mes liderëve, nga AAK po e shohin si diçka normale e që duhet të ndodhë mes partnerëve që bashkëqeverisin.

Por, ndryshe mendojnë njohësit e rrethanave politike në vend.

Sipas Faton Abdullahut, nëse përplasjet e tilla vazhdojnë, atëherë Qverisë Hoti mund t’i ndodhë ajo cfarë i ka ndodhur edhe Qeverisë Kurti.

Abdullahu, gjithashtu shton se nëse vazhdohet kështu, mbetet të shihet se farë mund të bëjë opozita.

T7 ka tentuar të marrë një përgjigje në lidhje me këto problem në koalicion edhe nga partneri i tre-të, Nisma Socialdemokrate, mirëpo të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).