Hidromorava

Njohësit e drejtësisë vlerësojnë se integrimi i veriut është kthyer në pikën zero – Serbia ndërhyri në sistemin e drejtësisë

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Me largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga sistemi i drejtësisë në veri të vendit, ka bërë që procesi disa vjeçar i integrimit të asaj pjese të kthehet në pikën zero, vlerësojnë njohës të fushës, raporton Ekonomia Online.

Sipas tyre me thirrjet që iu është bërë serbëve për bojkotim, Serbia ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë në Kosovë.Antoni Nrecaj nga Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional, tha se largimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve serb ka ndodhur nga thirrjet e Listës serbe dhe qeverisë në Serbi.

Nrecaj ka akuzuar shtetin serb, për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë në vend.“Ne e dimë që integrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në veri ka qenë pjesë e një marrëveshje në mesë të Kosovës dhe Serbisë. Kjo është si produkt i një marrëveshje politike, për të ardhur deri te ajo është dashur deri në tri vite apo katër vite derisa ka filluar të kompletohej ajo marrëveshje. Dhe sot jemi në pikën zero. Me thirrjen të cilat është bërë nga politika qoftë nga Lista Serbe po ashtu edhe nga pushteti në Serbi automatikisht ka ndërhyrë në sistemin tonë të drejtësisë dhe e ka sjellë në këtë situatë”, tha ai.

Ai shtoi se pasi largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve është bërë me ndikim nga politika, dorëheqjet e tyre do duhej të aprovoheshin menjëherë. Shkak sipas tij, është shkelja e kodit të etikës.“Në aspektin ligjor natyrisht që gjyqtarët dhe prokurorët i kanë dorëzuar dorëheqjet në Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial, dhe nga ana tjetër kemi një vendim të këtyre institucioneve të cilët thonë që secilën kërkesë do ta shqyrtojmë veç e veç. Ligjërisht dhe kodit të etikës dhe ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial këtu kemi një shkele të rëndë të cilën e kanë bërë gjyqtarët dhe prokurorët sepse ata i kanë zbatuar dhe kanë vepruar nga ndikimet politike të cilët kanë ardhur prej një partie politike. Politika dirigjon dhe dikton punën e gjyqësorit në vend. Sipas kornizës gjyqësore këta gjykatës dhe prokuror do të duhej të largoheshin dhe dorëheqjet e tyre do të duhej të aprovoheshin menjëherë ngase kanë bërë shkelje të kodit të etikës”, tha ai për EO.

RCCOLA

Nrecaj thotë se KGjK dhe KPK do të duhej që të dërgonin gjyqtarët dhe prokurorët nga zonat tjera në veri deri në plotësimin e atyre vendeve.“Derisa nuk plotësohen ato vende apo deri sa nuk kthehen gjyqtarët dhe prokurorët në vendet e tyre të punës gjithmonë duke u bazuar mbi vendimet të cilat i nxjerrin organet përkatëse ne do ta kemi një situatë goxha të vështirë. Në këtë rast Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial do të duhej që të dërgojnë gjyqtarë dhe prokuror nga zonat tjera aty që ta plotësojnë zbrazëtirën e funksionimit të organeve të drejtësisë në veri të vendit”, tha ai.

Se sistemi i drejtësie në atë pjesë është kthyer mbrapa me largimin e serbëve nga institucionet e drejtësisë, e thotë edhe Lavdim Makshana nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Ai thotë se me largimin e tyre shumë lëndë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë janë kthyer në pikën zero, dhe shumë tjera kanë mbetur pa epilog përfundimtar.“Normalisht se më dorëheqje të gjyqtarëve serb ne jemi kthyer në hapa mbrapa, qysh në vitin 2015 kur ishin arritur marrëveshjet në Bruksel për drejtësi mesë palës kosovare dhe asaj serbe. Kjo ka ndikuar që shumë lëndë në gjykatën themelore në Mitrovicë të kthehen në pikën zero dhe të mbesin shumë të tjera pa u gjykuar. Përkundër veprimeve që kanë ndërmarr Këshilli Gjyqësor dhe Prokurorial duke bërë që disa lëndë të transferohen tekë gjyqtarët shqiptarë, megjithëatë kjo ndikon drejtpërdrejt tek qytetarë e Kosovës të cilët kanë lëndë në gjykata”, thotë ai për EO.