ARKATANA

Njohësi i së drejtës Kushtetuese: Thaçi mund të vazhdojë të jetë President edhe pas konfirmimit të aktakuzës

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Njohësi i së drejtës Kushtetuese, Riza Smaka, në një prononcim për “Gazeta Blic” ka shpjeguar procedurat se çfarë ndodh me postin e Presidentit nëse këtij të fundit i konfirmohen aktakuzat nga Gjykata Speciale.Smaka sqaron se si mund të bëhet kalimi i kompetencave tek Kryetari i Kuvendit dhe shpjegon procedurën.

Ai tutje qartëson se edhe nëse kundër tij do të ngritet aktakuzë penale e plotfuqishme ai nuk është i obliguar detyrimisht të japë dorëheqjen.“Nëse kundër Presidnetit aktual të RK-së do të ngritej aktakuzë penale e plotëfuqishme, do të mund të ndodhte qe ai të paraqiste dorëheqjen nga posti i Presidentit. Që do të thotë se nuk do të ishte detytimisht i obliguar për ta ofruar dorëheqjen e vetë, përderisa, çfarëdo aktakuze, juridikisht është hipotezë, që mund të konfirmohet me aktgjykim dënues përfundimtar por mund të ndodhë edhe e kundërta çfarë ishte rasti me z. Ramush Haradinaj-n. Deri në rastin më të keq të mundshëm të shpalljes përfundimtare fajtor dhe të caktimit të dënimit, kush do pra, aq më parë Presidenti, konform me parimin e inocencës, do të konsiderohej i pafajshëm. Zgjidhja e tillë kushtetuese shprehimisht i referohet gjendjes shëndetësore por, konform me Analogia Juris-in dhe Analogia Legis-in, do të mund të trajtohej edhe situata e ndalimit – arrestimit eventual të Presidentit për një periudhë të caktuar”, u shpreh ai.

Smaka sqaron se kalimi i kompetencave të Presidentit në atë të Kryetarit të Kuvendit bëhet me shkrim dhe tregohet periudha dhe shkaqet e kalimit të këtyre kompetencave.

HW

Ai thotë se Presidenti mund ta rifillojë sërish ushtrimin e detyrës pas skadimit të shkaqeve penguese për periudhën e caktuar kohore.“Kalimi i kompetencave të Presidentit në atë të Kryetarit të Kuvendit bëhet me urdhër shkrimor i cili duhet të përmbajë periudhën dhe shkaqet e kalimit të përgjegjësive të tia. Urdhrin shkrimor Presidenti do të jepte fakultativisht nga se kalimin e përgjegjësive e bën vullnetarisht e jo imperativisht! Presidenti i RK-së do të rifillonte ushtrimin e funksionit të vetë pas skadimit të shkakut apo shkaqeve penguese për periudhën e caktuar.Nga momenti i tillë, Kryetarit të Kuvendit do t’i pushonte autorizimi i ushtrimit të funksionit të Presidentit”, ka thënë Smaka.

Tutje Smaka thekson se ka raste edhe të kalimit vullnetar të përgjegjësive.“Në rastin kur nuk ndodhë kalimi vullnetar i përgjegjësive, pas konsultimit me konsiliumin mjekësor, me shumicën e kualifikuar të votave të Kuvendit vendoset që Presidenti është përkohësisht i paaftë për t’i ushtruar funksionet e veta dhe Kryetari i Kuvendit të RK-së caktohet ushtrues detyre i Presidentit deri sa ai të jetë i aftë për ushtrimin e përgjegjësive të veta! Posti i ushtrimit të detyrës së Presidentit të RK-së nuk mund të ushtrohet për periudhë kohore më të gajtë se gjashtë muaj!”Me 24 tetor ka përfunduar afati gjashtë mujor i Gjykatës Speciale për shqyrtimin e aktakuzave kundrejt presidentit Hashim Thaçi.

Kujtojmë se 24 prill, Zyra e prokuroti të Specializuar në Hagë u ka dërguar Dhomave të Specializuara në Kosovë një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim në të cilën akuzohen Presidenti Thaçi dhe Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.