Fundamenti

Njohës të politikës nuk janë optimist se mund të bëhet qeveria e re

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Pas zhvillimeve të fundit, njohës të politikës nuk janë optimist se mund të bëhet qeveria e re, të bindur se Vetëvendosje nuk i ka numrat e duhur.

“Ka pasur mundësi që këto dhjetë ditë të konsultohet me të gjitha partitë politike dhe të ofrojë-propozojë një qeveri teknike që do ta dërgonte Kosovën në zgjedhje në mars. Kjo qeveri do të miratonte buxhetin, do të ratifikonte marrëveshjet ndërkombëtare për liferim të mjeteve nga Bashkimi Evropian dhe do të kryente disa obligime minimale. Mendoj se kjo ka qenë zgjidhja më e mirë. Mjerisht ka bërë diçka tjetër”, tha Melazim Koci, analist politik, raporton RTK.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës, është e qartë, shumë e thjeshtë dhe fort e kuptueshme te ky rast. Pasi që të dështojë mandatari i parë për formimin e qeverisë, mandatari i dytë i takon partisë fituese të zgjedhjeve dhe i njëjti duhet që të formojë qeverinë. Natyrisht që presidentja pastaj ka në dsikrecion të saj se si të veprojë më tutje”, tha Dorajet Imeri, profesor universitar

Megjithatë Koci mendon se partitë politike duhet që brenda këtyre 15 ditëve ta mendojnë këtë çështje dhe ndoshta ta votojnë Konjufca për të mos marrë përgjegjësinë e kolapsit financiar dhe politik dhe për të mos humbur votë të vetën në zgjedhjet e ardhshme.

Mobi Casa

“Gjasat janë të vogla, sepse ndasitë pas këtij veprimi të zonjës Osmani janë thelluar. Por, unë mendoj se do të jetë kundër produktive për opozitën nëse nuk i huazon Vetëvendosjes pesë-gjashtë vota. Do të jetë kundër produktive për ta, për opozitën, sepse do të krijohet perceptimi në opinion se z. Kurti bëri kompromis me emrin e z. Konjufca, por që opozita duke refuzuar votimin e dërgoi Kosovën në kolaps financiar dhe kaos institucional”.

“Partitë politike do të vendosin që të sjellin çfarë ato duan, por një gjë duhet ta kenë parasysh, mos votimi i qeverisë e cila natyrshëm që nuk do të zgjasë shumë, do të jetë shumë rrezik i madh për stabilitetin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës dhe në veçanti sa i takon çështjes së buxhetit”.

Partitë parlamentare, Partia Demokratike, Lidhja Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, kanë kundërshtuar caktimin e mandatarit të dytë duke kërkuar nga presidentja shpalljen e zgjedhjeve të reja parlamentare./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.