Hidromorava

Njofton Lutfi Haziri: Humb betejën Z.I. i diagnostifikuar me Covid – 19

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sapo jemi njoftuar se në Klinikën Infektive në Prishtinë, ka ndërruar jetë Z.I. 74 vjeç, i diagnostifikuar më 25 mars me #Covid19. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, Vrapçiqit dhe të gjithë qytetarëve të komunës së Gjilanit ka shkruar Lutfi Haziri.

Postimi i Lutfi Hazirit

Dita28. Sapo jemi njoftuar se në Klinikën Infektive në Prishtinë, ka ndërruar jetë Z.I. 74 vjeç, i diagnostifikuar më 25 mars me #Covid19.

Hidromorava

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, Vrapçiqit dhe të gjithë qytetarëve të komunës së Gjilanit.

Ceremonia mortore do të organizohet nesër nga familja e Këshilli i Bashkësisë Islame dhe ju lutemi që ta respektoni vullnetin e familjes dhe thirrjen institucioneve për mospjesëmarrje në varrim.

Ky rast i rëndë, duhet të na vetëdijësojë të gjithëve të vetëpërmbahemi, të mos dalim pa arsye, të kemi kujdes dhe ta kujtojmë që përdorimi masave mbrojtëse është jetë.
Do ta bëjmë të pamundurën që shifrat e të shëruarve me qenë sa më të larta në komunën tonë, të punojmë dhe lutemi që sa më shpejtë ta përballojmë këtë gjendje pandemie.
Me zemër të thyer, ngushëllime familjes. #rriNshpi