Njoftime të rëndësishme nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik

Gjilan – Të gjithë operatorëve ekonomik i është ndaluar shërbimi “take out” por ju lejohet që produktet dhe shërbimet e tyre t’i shpërndajnë vetëm me porosi (dërgesë). Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Gjilanit njofton të gjithë operatorët ekonomik të Gjilanit se Ministria e Ekonomisë Punës Tregtisë Industrisë Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS) ka shtrënguar masat të cilat duhet të zbatohen me përpikëri me qëllim të parandalimit dhe mbrojtjes nga përhapja e pandemisë – Covid 19 ka sqaruar Valbona Tahiri.
Urdhëresa me nr. 01- 1589 e datës 20.03.2020 parasheh masat shtesë si në vijim:
Mbyllen qendrat tregtare (që operojnë në mjedise të hapura dhe të mbyllura, përfshire këtu edhe qarshitë), përveç barnatoreve (mjekësore e bujqësore) dhe shitoreve ushqimore në këto qendra tregtare.
Mbyllen veprimtaritë gastronomike: baret, pabet, kafiteritë, gjellëtoret, qebaptoret, restorantet, e veprimtari tjera për shërbim të pijeve e ushqimeve, për shërbim të klientëve vizitues/ëalk-in clients;
Këta operatorë duhet t’i demobilizojnë tavolinat e karriget që përdoren për shërbim brenda lokaleve të tyre dhe duhet t`i mbyllin dyert për klientat vizitues.
Tek këta operatorë nuk lejohet shërbimi marrje me vehte/take-aëay.
Por, këtyre operatorëve ju lejohet që produktet/shërbimet e tyre t’i shpërndajnë me porosi /delivery.
Tek shitoret, marketet ushqimore, furrat e bukës, barnatoret mjekësore dhe bujqësore, pikat e karburantit, auto-larjet, shërbimet komunale e financiare, e secila veprimtaritë tjera që lejohen të punojnë:
• duhet t’i mbyllin kënd-kafiteritë e shërbimin e pijeve e ushqimeve me marrje me vete/”take-aëay”. Largohen edhe paisjet vetë-shërbyese / ”Vending machine”. Por lejohet shpërndarja e produkteve/shërbimeve me porosi/delivery.
• tek karburantet e auto-larjet, lejohet të punojë marketi ushqimor dhe dyqani i lubrifikanteve e aksesorëve, por mbyllet veprimtaria gastronomike (pije e ushqime) në kuadër të tyre e me marrje me vete/”Take-aëay”. Largohen edhe paisjet vetë-shërbyese/”Vending machine”. Por lejohet shpërndarja e produkteve/shërbimeve me porosi/delivery.
Ndalohet shërbimi i ushqimeve e pijeve brenda menzave të punëtorëve. Punëdhënësi, duhet të siguroj shpërndarje të ushqimeve të përshtatshme për t’u konsumuar në vend-punishte / hapësirën e punës.
Ndalohen të gjitha operacionet e gastronomisë në hotele. Mysafirët mund të shërbehen me ushqim të përshtatshëm për konsumim në dhomë. Hoteli duhet të sigurojë që ka të dhënat e sakta të mysafirëve, duke përfshirë shtetin prej nga kanë ardhur. Hoteli duhet të ndërmarrë masa në përputhje me udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndalohet shpërndarja e materialeve promocionale të shtypura, siç janë fletushkat, kuponat, katalogët e të tjerë.
Ndalohet shitja ambulantive/mobile e ushqimeve e pijeve dhe vendosja e makinave vetë-shërbyese (‘vending-machine’) në vende publike e brenda ambienteve të operatorëve të ndryshëm ekonomik.
Të gjithë operatorët ekonomik mund të marrin sqarime të hollësishme duke kontaktuar Inspektoriatin e Tregut në numrin e telefonit: 046 873 488.
Të gjithë operatorët ekonomik duhet të sigurohen se janë duke i zbatuar masat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe është me rëndësi jetike që të mbani distancën sociale ka porosit Valbona Tahiri./rajonipress/