GRANDEMALL

Njoftim i rëndësishëm nga policia e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Policia e Kosovës stacioni Policor i Gjilanit njofton se duke filluar nga data 10 gusht 2018 Zyra e Kryetarit te Komunës është bashkorganizatorë e “FESTËS SË MQËSISË”, bashkë me “Agna Group”, e cila festë do të mbahet në Gjilan me 10, 11 dhe 12 Gusht 2018 në qendër të qytetit, respektivisht tek përmendorja e Idriz Seferit dhe para Teatrit të qytetit. Do të organizohen edhe Koncerte gjatë këtyre tri ditëve dhe do të fillojnë ne ora 20:00 dhe do te përfundojnë në ora 24:00. Po ashtu me leje të komunës së Gjilanit që në datat e koncerteve, pra me 10, 11 dhe 12 Gusht 2018, rruga “Idriz Seferi” nga Furra “Vellezerit Çoçaj” (kreu i Parkut të Qytetit) e deri tek rruga “Medlin Ollbrajt” do të mbyllet për qarkullimin e automjeteve nga ora 20:00 deri ne ora 24:00. Rruga “Medlin Ollbrajt” mbetet e lirë për qarkullim (përveç kthimit djathtas në rrugën “I. Seferi” që është i mbyllur), sikur që mbetet e lirë edhe rruga “Idriz Seferi” nga Teatri e te poshtë drejtë rreth rrotullimit para Komunës e tutje.

Rruga “Xhemajl Mustafa” (për rreth parkut)nga ora: 20:00-24:00 do të jetë njëkahëshe me drejtim nga rruga”Medlin Ollbrajt” në drejtim të rrugës ”Vëllezërit Ukshini”.

UBT

Policia e Kosovës është e përgatitur me plan të veçantë Operativ dhe do të jetë e pranishme gjatë gjithë kohës me qëllim të evitimit të pengesave çfarëdo çofshin, por edhe apelon qytetarët që të shfrytëzojnë rrugë alternative dhe tu shmangen rrugëve që shpijnë në drejtim të qendrës së qytetit me qëllim që mos të kenë vonesa dhe të mos pengohen në qarkullim i lirë i veturave dhe qytetarëve thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.