Hidromorava

Njoftim i rëndësishëm nga “Eco – Higjiena”

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Kompania “Eco – Higjiena” kërkon ndjese ndaj klientëve të saj për mos kryerjen e shërbimeve me kohë si shkak i reshjeve dhe rrugëve që ende janë të pa kalueshme kjo për arsye të motit i cili po mbizotëron ditëve të fundit në vendin tonë.

KKVITI

Drejtuesit e kompanisë “Eco – Higjiena” të martën kanë kërkuar mirëkuptim ndaj klientëve të tyre të rregullt, që nuk kanë mundësi të depërtojnë në të gjitha pjesët e qytetit për shkak të motit të lig dhe ngricave të shumta. “Ne ju kërkojmë ndjesë dhe kërkojmë mirëkuptim nga ana e juaj për këto vonesa dhe për mos qasje në të gjitha lagjet dhe vendbanimet e qytetit. Koha e rënduar me borë dhe ngrica të shumta gjatë natës na kanë vështirësuar daljen në teren, por shumë shpejt punëtorët tanë do të gjenden në vendbanimet e juaja” thuhet në njoftimin e kompanisë “Eco – Higjiena”./rajonipress/