UBT

Njihuni me Sosan Firuz, reperen e parë afgane

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Reperja e parë afgane, 23 vjeçarja Sosan Firuz po tenton që me repin e saj t’i lëviz gjërat përpara në Afganistan, atje ku shoqëria kontroverse nuk lejon femrat të paraqitet në skenë.

“Dëgjoje tregimin tim! Dëgjoi dhimbjet dhe mundimet e mia!”, thotë në mikrofon Sosan, e cila me familjen e saj jeton në një shtëpi nga dheu në pjesën më të varfër të Kabulit. Ai thekson se kjo është mënyra më e mirë që ta shfaq atë që ndjen repi, zhanër muzikor që tashmë ka filluar të tërheqë vëmendjen në Afganistan.

Ajo këndon për represionin ndaj femrave, për shpresat e saj për jetë më të mirë në Afganistan pa përleshje të armatosura dhe për varfërinë ku ajo ishte rritur gjatë ikjes në Afganistan.

Më këngët e saj ajo rekomandon bashkëkombësve të saj që të qëndrojnë në Afganistan.

Uji Dea

“Nëse ikin nga këtu ata pas një kohë do të kërkojnë ta puthin pluhurin e vendlindjes së tyre”, thotë ajo gjatë një ritmi të shpejtë repi, kënga e së cilës “Fqinjët tanë” aktualisht është publikuar vetëm në YouTube.

Edhe pse është pak e njohur, reperja e re po thyen rregullat tradicionale të cilat vlejnë për femrat afgane, shpeshherë viktima të dhunës.

Babai i saj, Abdul Gafar Firuz e ka lënë punën në shërbimin shtetëror në mënyrë që ta jetë afër vajzës së saj gjatë ndërtimit të karrierës si aktore dhe muzikante, por edhe ta mbroj.

“Unë jam sekretar dhe roje i saj. Kur ajo është larg shtëpisë, unë duhet të jem afër saj”, ka deklaruar ai për AP-në.