Mobi Casa

Njihuni me shqiptaren që i ka ‘hyrë në zemër’ Merkelit

/ 3 minuta lexim
HW

Inkuadrimi i shqiptarëve në politikë në Gjermani dalëngadalë por sigurte ka filluar me i dhënë frytet e saj. CDU është ajo parti në Gjermani që iu ka hapur portat të gjithë shqiptarëve që kanë prirje për politike dhe janë aktivë për të bërë ndryshime. Në mesin e atyre të ringjeve dhe të rejave që po bëjnë emër në politikën Gjermane është edhe e reja Floriana Igrishta e cila i takon gjeneratës së dytë të mërgimtareve shqiptarë e lindur, rritur dhe e shkolluar në Kiel të Gjermanisë. Ajo qysh në vitin 2012 iu bashku radhëve të CDU-së dhe deri më tani është mjaftë aktive.

Fillimisht u aktivizua si këshilltare në rrethin e Mettenhofit, më pas më hapa të shpejtë u avancuar në politikë duke e marrë pozicionin e nënkryetares së Forumit të Grave, për qytetin e Kielit. Por momenti më i madh politikë erdhi kur vitin e kaluar Floriana Igrishta e fitoj kandidaturën brenda CDU-së që të jetë kandidate për Deputete në Parlamentin e Schleswig Holsteinit, dhe ta ketë zonën e vet elektorale. Kieli si qytet i ka vetme tri zona elektorale, dhe fitimi i një zone elektorale është një sukses i jashtëzakonshëm. Floriana është shqiptarja e parë në Gjermani që po kandidat për deputete në një Parlament, të një republikë Gjermane siç është Schleswig Holsteini me zonën e vetë elektorale. Zgjedhjet do të mbahen më Maj 2017 dhe që nga tash përgatitjet për këto zgjedhje kanë hyrë në fazën finale.

Hidromorava

Shqiptarët në Gjermani e sidomos ata në Republikën e Schleswig Holsteinit duhet të ndjehen të gëzuar sepse tani edhe ne jemi faktor politikë edhe pse dorën në zemër jemi komuniteti më i vogël se komunitetet tjera pra jemi komuniteti i pestë për nga numri, për këtë kjo është një arritje mjaftë e madhe. Por kjo nuk ka ardhur rastësisht por si rezultat i përkrahës së komunitetit shqiptarë në Kiel të Gjermanisë. Me 8 Prill do të jetë dita kur do të shpërndahen pllakatat nëpër të gjithë qytetin e Kielit i cili ka 246.000 banor ku vetëm në Zonën e Floriana Igrishta janë rreth 90.000 mijë banorë që do të kenë rastin të votojnë për kandidaten e CDU -së Floriana Igrishta.

Është mirë që të gjithë shqiptarët që jetojnë në Schleswig Holstein dhe Hamburg të marrin pjesë në tubimin e hapjes së fushatës elektorale si dhe mos të harrojnë që më 7 Maj 2017 të dalin në zgjedhje për të votuar kandidatët e CDU-së në mbarë Schleswig Holsteinin ndërsa në Kiel ata që banojnë e kanë fatin për herë të parë në historinë e shqiptarëve të Gjermanisë të votojnë një Kandidate Shqiptare për në Parlamentin e Schleswig Holsteinit. Bota është e të rinjve dhe të rejave prandaj i ftoj të gjithë të rinjtë dhe të rejat në Gjermani që t’i bashkëngjiten CDU-së dhe jam i bindur që shumë shpejt ata do të avancohen politikisht. Shembull e kanë kandidaten tonë Floriana Igrishta e cila me hapa shumë të shpejtë po ngjitet në majat e politikës Gjermane./INA/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.