ARKATANA

Njihuni me gruan, për të cilën dha dorëheqje shefi i CIA-s

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

David Petraeus të premten dha dorëheqje nga posti i drejtorit të agjencisë informative amerikane CIA. Ai pranoi se paraqet dorëheqjen për shkak të tradhtisë, respektivisht për shkak se ka mashtruar gruan e tij, me të cilin ishte tash 37 vjet në martesë.

Mediave amerikane nuk iu është dashur shumë kohë për të zbuluar identitetin e dashnores së Petraeus-it. Bëhet fjalë për gazetaren 38-vjeçare Paula Broadwell, kolumniste e New York Times dhe Boston Globe, si dhe autore e biografisë së Petraeus. Broadwell gjithashtu ka një bashkëshort, të cilin e ka tradhtuar me Petraeus-in.

Pas tij shkoi në Afganistan

Me qëllim për të shkruar librin me titull “All In: The Education of General David Petraeus” ( Të gjitha: Arsimimi i gjeneralit David Petraeus) Paula kishte kaluar një kohë të gjatë me kreun e CIA-s. Ajo ishte me të edhe në teren, gjatë udhëtimeve të Petraeus-it në Afganistan.

Hidromorava

Pas u botua doli, Broadwell e promovoi atë në disa intervista televizive. Pyetja e parë të cilën asaj ia bëri Jon Stewart, udhëheqës i The Daily Show, ishte se si i ishte lejuar asaj të kalonte aq shumë kohë me kreun e CIA-s.
“Kam punuar në këtë temë për disertacion tim. Kur Petraeus shkoi në Afganistan në vitin 2010, vendosa për ta kthyer në libër disertacionin. I dërgova një e-mail, në të cilin ia shpjegova idenë time. Nuk isha e sigurt se e kishte marrë seriozisht, por kur u shfaqa në Afganistan, ai ra dakord”, ka shpjeguar Broadwell.

FBI i pari zbuloi aferën

Hetimi i aferës së saj drejtorin e CIA-s tani është nën hetimin e FBI-së. Hetuesit janë duke u përpjekur të zbulojnë nëse Broadwell si dashnore e Petraeus-it kishte qasje në dokumente sekrete. Gjithashtu po hetohet mundësia nëse dikush do ta ketë shantazhuar Petraeus-in për shkak të kësaj afere.

Sipas asaj që transmeton Washington Post, ishin pikërisht agjentët e FBI-së që të parët kishin “nuhatur” aferën e dashurisë së Petraeus-it, në kuadër të një hetimi për ndërhyrje në sistemin e sigurisë së CIA-s. Janë hulumtuar, ndër të tjera, edhe e-mail porositë e Petraeus-it dhe kështu u zbulua lidhja e drejtorit të CIA-s me gazetaren Broadwell. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.