ARKATANA

Njihuni me gjashtë ushqimet që djegin shpejt yndyrërat

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Të hash nga pak gjatë ditës ndihmon të menaxhoni peshën në mënyra të ndryshme. Të ngrënit shpesh ndihmon për të mbajtur sheqerin në gjak të qëndrueshëm, që do të thotë se nuk do të hani më tepër se sa duhet.

Pa përmendur që duke shtuar proteina në vaktet tuaja, e mbani metabolizmin në nivele të lartë, gjë që, nga ana tjetër ndihmon për të djegur më tepër kalori përgjatë ditës. Sipas revistës Shije, ushqimet e mëposhtme janë një zgjedhje shumë e mirë për t’i konsumuar ndërmjet vakteve.

Parfe Kosi

Kosi me pak yndyrë ose pa yndyrë, sipër të cilit kemi hedhur manaferra të freskëta apo bajame është një mini vakt i shpejtë me shumë proteina. Ju mund ta konsumoni kosin edhe me një lugë çaji mjaltë. Është i shijshëm, përmban kalori dhe është gjithashtu i ushqyeshëm.

Djathë i butë në formë gjize

Ky lloj djathi i butë pa shumë yndyrë është shumë i shëndetshëm. Mund ta shoqëroni me copa frutash për të marrë me tepër fibra, si dhe me karbohidrate të shëndetshme.

Gjalpë kikiriku në banane ose mollë

Eco Higjiena

A e dini se një porcion i rregullt gjalpë kikirikut është sa madhësia e një topi golfi? Është mirë të konsumoni gjalpë kikiriku brenda kufijve të 2 lugëve gjellë. Shpërndajeni mbi një banane ose në mollë për të shtuar shijen, si dhe fibrat që merrni.

Djathë në pako të vogla

Shiritat e djathit dhe djathërat e paketuar në porcione individuale mund t’i merrni lehtësisht me vete dhe t’i hani ndërmjet vakteve. Kështu do të merrni proteina dhe kalori në mënyrë të shpejtë. Nuk ka nevojë as që të shqetësoheni për thërrimet e mundshme në çantën tuaj. Vetëm mos harroni se ky ushqim nuk mund të qëndrojë për një kohë të gjatë jashtë frigoriferit.

Fara soje me lëvozhgë

Farat e sojës të gjelbra (ende në lëvozhgë) përmbajnë një sasi të mirë fibrash dhe proteina. Ato duan kohë për t’u ngrënë, kështu që iu detyrojnë të hani me ngadalë.

Qumësht me çokollatë me pak yndyrë

Qumështi me çokollatë është një zgjedhje e përsosur shumë e shijshme. Ai ka veç kësaj dhe vetinë e shërimit të muskujve, të themi pasi jeni lodhur nga stërvitja.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.