Njihuni me dietën drastike të Greta Koçit që e mban në formë

Këngëtarja Greta Koçi është goxha aktive në rrjete sociale, duke publikuar vazhdimisht imazhe nga përditshmëria e saj.

Ajo gjithashtu shpesh herë organizon dhe rubrikën ‘Ask me’ me ndjekësit e saj ku i’u përgjigjet pyetjeve të tyre.

Dhe ditën e djeshme këngëtarja ka ndarë më të gjithë dietën e saj drastike e cila e ndihmon për të që në në formë.

Për të ditur formulën konkrete të Gretës, një ndjekës i saj e pyeti:

‘Çfarë sekreti keni që jeni kaq në formë? A bëni palestër? Dhe a është e vërtetë që pas palestrës rimerr kg?’

Përgjigja shumë e sinqertë e Gretës ishte:

“Patjetër që bëj palestër por ka periudha kur për shkak të punës nuk kujdesem dot rregullisht. Kujdesem shumë në ushqim. Zero sheqer, zero brumëra, zero yndyrna. Jetoj me perime, sallatra, kafen me 0 sheqer e fruta me bërthamë” – ka shkruar ajo.

Siç duket, Greta po mban një regjim shumë strikt sepse dietat e fundit botërore janë të idesë se duhet një alternim dhe ecin me parimin e “shkeljes” së dietës në ditë qejfi.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).