Mobi Casa

Njihuni me dietën braziliane që nuk do t’ju lerë të uritur

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Kjo dietë, e quajtur ndryshe “dieta braziliane”, do t’ju ndihmojë të humbisni deri në 6 kg në vetëm tri a katër javë.

Ajo ekziston në dy versione, atë të shpejtë dhe atë normal. Më poshtë do t’ju tregojmë versionin normal, duke qenë se ajo e shpejta është shumë e varfër në element ushqyes, për këtë arsye nuk është e rekomandueshme. Përbërësit janë më së shumti fruta dhe perime dhe ka 4-5 vakte në ditë. Me pak durim dhe përkushtim mund të arrini qëllimin e kërkuar.

E hënë
Mëngjes: 1 portokall, 1 banane dhe 1 gotë lëng frutash (lëng portokalli)
Vakti para drekës: 1 fetë buke e thekur dhe 1 gotë lëng frutash (lëng portokalli)
Dreka: 100 gr peshk, 100 gr sallatë me perime të freskëta.
Darka: E njëjtë si dreka
Përpara se të flini: 1 gotë lëng frutash (lëng portokalli), 1 copë e vogël bukë e thekur

E martë
Mëngjes: 1 vezë e zier, 1 gotë lëng frutash (lëng molle)
Vakti para drekës: 1 fetë buke e thekur, 1 gotë lëng frutash (lëng molle)
Dreka: 100 gramë mish, 2 patate të ziera, 4 gjethe sallatë jeshile
Darka: 200 gr peshk, 1 vezë e zier, sallatë jeshile, bizele
Përpara se të flini: 1 fetë buke të thekur, 1 gotë lëng frutash (lëng molle)

E mërkurë
Mëngjes: 1 gotë qumësht, 1 fetë buke
Vakti para drekës: 100 gr djathë
Drekë: 100 gr oriz, 150 gram sallatë ( e bardhë, jeshile ose e kuqe, sipas dëshirës), 1 lugë lëng limoni
Darka: 100 gr mish, 1 mollë, 4 fleta sallate jeshile
Përpara se të flini: 1 gotë lëng frutash(lëng molle) , 1 fetë buke e thekur

Hidromorava

E enjte
Mëngjes: 1 gotë lëng frutash (lëng ananasi) , 60 gr ananas
Vakti para drekës: 1 gotë lëng frutash(lëng ananasi) , 1 fetë buke e thekur
Dreka: 100 gr mish viçi i gatuar në avull, 1 copë djathë dhe 1 portokall
Darka: 2 patate të ziera, 150 gram sallatë me karrota me pak vaj
Përpara se të flini: 1 gotë lëng frutash (lëng ananasi), 1 fetë bukë të thekur

E premte
Mëngjes: 1 gotë lëng frutash (lëng molle), 1 fetë buke të thekur
Vakti para drekë: 1 mollë, 1 portokall
Dreka: 150 gr peshk, 2 karota të ziera
Darka: 1 pjatë supë, një copë e vogël buke
Përpara se të flini: 1 gotë lëng frutash (lëng portokalli), 1 fetë buke e thekur

E shtunë
Mëngjesi: 1 gotë lëng frutash (lëng molle), 1 fetë buke të thekur
Vakti para drekës: 150 gr sallatë me rrepa të ziera me pak vaj
Dreka: 1 pjatë supë, 1 copë e vogël buke
Darka: 100 gr kërpudha të skuqura, 100 gr sallatë perimesh
Përpara se të flini: 1 gotë lëng frutash (lëng molle), 2 biskota

E diel
Mëngjesi: 1 banane, 1 bistak rrush
Vakti para drekës: 1 gotë lëng frutash (lëng karotash), 1 fetë buke e thekur
Dreka: 100 gr mish, 100 gr sallatë jeshile me pak qepë dhe lëng limoni
Darka: 1 pjatë me supë, 4 gjethe sallate jeshile
Përpara se të flini: 1 gotë lëng frutash ( lëng molle), 2 fiq të thatë

Këtë mënyrë të ushqyeri duhet ta ndiqni për 3 deri në 4 javë, por jo më gjatë se aq… Dieta është e pasur me perime dhe fruta kështu trupi mund të marrë sasinë e duhur të vitaminave dhe mineraleve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.