Eko Higjiena

Njihuni me Beqir Musliun e ri

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Është vetëm 16 vjeçar dhe emrin e ka Beqir Musliu. E mbanë një emër të madh dhe është shumë krenar që mbanë emrin e gjyshit. Beqir Musliu i riu flet për rajonipress.

Derisa po jepej çmimi letrar “Beqir Musliu” askujt nuk i shkonte mendja se pikërisht në atë sallë Beqir Musliu kishte një trashëgimtar të denjë që kishte emrin e tij.

Beqir Musliu i riu ka lindur më 8 prill 1997 dhe është nxënës në shkollën “Gjin Gazulli” në Prishtinë në drejtimin e Informatikës. Për rajonipress ai flet i heshtur dhe me pak fjalë dëshiron të tregojë se është krenar që mbanë emrin e gjyshit të tij.”Ndihem mirë kur më thonë se ke një emër të madh. Ndihem mirë kur në shkollë shumë profesor e mësues më përqafojnë tek u them se e kam emrin e mbiemrin Beqir Musliu” rrëfen Beqa i ri.

ARKATANA

Thotë se do të mundohet ta trasojë një pjesë të punës e kulturës së shkrimeve që mendon se ia ka lënë gjyshi i tij.”Kam prirje për shkrime, por kur shoh se çfarë autoriteti dhe prestigji ka pasur gjyshi , pak kam frikë. Do ia dali dhe do e provojë vetën edhe unë në ndonjë fushë ku gjyshi ka qenë i pakrahasueshëm” shprehet Beqa i ri.

Beqir Musliu i riu tashmë ka një dëshirë sikur e tërë familja e tij.”Gjyshi ka lënë shumë pasuri në fushën e krijimtarisë e të letërsisë. Do të ishte normale që e tërë ajo pasuri të sistemohet e të ruhet dhe tu lihet brezave të rinj “ shprehet ai./rajonipress/

Mund të ju interesoj: