Uji Dea

Njëshi rrënues a ndërtues(Ese)

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Meti Rexhepi – Një motiv i fortë me ëndjen në brendi më shtyn, që t`i dhuroj botimet e mia në gjimnaz. Përse pikërisht në gjimnaz? Në gjimnaz ngase ishte gjimnazi i rinisë time, gjimnazi i ëndrrave të mia rinore. E kam përshtypjen se kopertinat e këtyre librave nga djemtë dhe vashat e gjimnazit, nuk do të mbeten pa i hapur, pa i shpaluar për shkëputje të ndonjë fragmenti, të ndonjë copëze kudo: në fillim, në mes ose në fund të akëcilës faqe të librit përkatës…

Hyrja në cekëtinë tërheq hyrjen më në thellësi. Zgjohet kureshtja për përmbajtjen e lëndës, për zhytjen në botën e ndjenjave dhe të figurave, të vargëzimit të motiveve, të cilat prodhojnë ide të tërthorta, me qëllimin për hapje të mbylljes të së vërtetës në një mjedis, ku ndiqet ose fshihet e vërteta dhe e drejta e jetës me fytyrë të dinjitetshme.


Me gjithë vështirësitë e ndryshme për bërjen e librit, qoftë i sferës së imagjinatave, qoftë i diskurseve kritike, teorike e estetike ato përgjegjësi i përkasin autorit. Kënaqësia e dhurimit i përket pasionit të lexuesit. Mirëpo, njëkohësisht horizontet e hapura nga autori, lexuesi i pasionuar i zgjeron përmes horizonteve vetjake; duku identifikohet në ngjyrat, hapësirat, reflektime që të ndërsjella forcojnë impulset shpirtërore të shkrimtarit, sepse ndjeshmëria shtrihet në dy pole: autor-lexues… Tash e tutje në mes tyre kanë fatin dhe trajtat e lakimit të fatit mes shkrimtarit dhe lexuesit.


Lexuesi futet në botën shpirtërore të akëcilës vete, duke i kapur perceptimet e autorit, edhe ai në mënyrën e vet, assesi ngjashëm me autorin. Kështu përftohet alternativa e pamjeve… Në hapësirën dhe kohen e autorit, lexuesi diku i shmanget asaj fushe dhe ngjitet në kodrat e paparashikuara nga shkrimtari. Ky identifikim shkrimtar-lexues, lexuesit i hap shteg për qasje kritike në rrjedhën e shtjellimit: qoftë imagjinar, qoftë diskursiv ose leximit kritik të shtjellës…

UBT


Lidhjet shkrimtar-lexues sjellin përafrimet e perceptimeve për çfarëdo identifikimesh, duke zgjeruar horizontet e ndërsjella në hapësirë e kohë dhe, duke i saktësuar kahet e rrjedhave shoqërore, paranderjen për oguret e fateve për të keqen, për të shëmtuarën, për të bukurën, për paqen dhe harmoninë e shoqërisë njerëzore, drejt zgripeve ose shmangies të zgripeve ekzistenciale?


Cili do të ishte njëri nga qëllimet më fisnike të lexuesit? Gjithsesi, depërtimi në egot e kamufluara e të ndërlikuara të vetave me mëtime për arritjen e shkallës së Njëshit… Shkrimtari ngre shkallët e ngjitjes emocionale, ideore, etike, filozofike e estetike të Njëshit mbi fatin njerëzor të individit e të masës; përherë në përballje me të keqen, krimin e kamuflimit finok dhe të hapur… Ku do të dal Njëshi tejet, tejet, tejet i forcuar me kompetencat që i kemi dhënë? Njëshi me kategorinë e cilësimeve të së keqes a me ngadhënjimin e të bukurës, të fisnikërisë, të harmonisë e të paqes në shoqërinë e pleksjeve të çuditshme njerëzore?!


Rebusi i shkrimtarit dhe lexuesit: mes Njëshit rrënues a ndërtues?

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.