Fundamenti

Njeriu që ka borxh mbi 6 miliardë dollarë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Paris – Jeni pyetur ndonjëherë se kush është njeriu me më së shumti borxhe në botë. Nëse po, atëherë përgjigja është – ish-brokeri Jérôme Kerviel, i cili ka borxh marramendës prej gjashtë miliardë dollarëve, përkatësisht 4.9 miliardë euro.

Kjo është shuma që i ka kushtuar atij për mashtrimin që ia ka bërë bankës franceze Société Générale, kurse shumën duhet ta paguajë pasi të vuajë burgun në kohëzgjatje prej 3 vjetëve, shkruan qz.com.

Mobi Casa

Ai është dënuar me tre vjet burg dhe dy të tjerë me kusht. Ai është ankuar, por ankesa i është refuzuar dhe është vendosur që ai duhet të kthejë tërë shumën e 4.9 miliardë eurove.

Tregtimi ti ka qenë një prej mashtrimeve më të mëdha në historinë e afarizmit bankar. Është dënuar për keqpërdorim të besimit, mashtrim dhe futje të të dhënave të falsifikuara në sistemin informativ të bankës. Aktgjykimi është nxjerrë në vitin 2010, por ankesa e ka shtyrë burgun deri para disa ditësh, kur ajo iu refuzua.