ARKATANA

Njeriu që ia tregoi botës masakrën e Reçakut përmes syrit të kamerës

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

“Pas xhirimeve jam kthyer në Prishtinë dhe i kam dërguar materialet në botë, në ora tetë, apo nëntë të gjitha pamjet kanë qenë të AP-së nëpër gjithë botën.” Kështu tregon, kameramani, Sylejman Kllokoqi, i cili bëri incizime dhe fotografi në Reçak, dhe i tregoi botës masakrën që bënë forcat serbe.

Kllokoqi tregon se si me 15 janar, kishte shkuar në dalje të Shtimes, dhe i kishte dëgjuar luftimet, por që ishte larguar nga aty ai dhe shumë gazetarë të tjerë nga misioni i OSBE-së, pasi ishte rrezik për jetën e tyre.

“Ka pasur shumë gazetare të huaj, në mbrëmjen e 14 janarit një gazetar më thërret më thotë a shkojë së bashku në spitalin e Prishtinës, pasi e kam një informatë se po vijnë disa ushtarë serbë të plagosur dhe të pajetë. Shkuam aty dhe kemi pritur një orë dhe nuk kemi parë diçka, edhe ajo ishte një sinjal që po ndodh diçka në Recak. Të nesërmen në mëngjes, kemi shkuar shumë herët dhe jemi vendosur si kameramanë me datë 15 janar, dhe në dalje prej Shtimes, nga aty kemi parë një veturë të OSBE-së nga një kodër aty lart duke vëzhguar. Nuk na kanë lërë të shkojmë atje, pasi na thënë që ka luftime, unë xhirova pas dhe pas 15 minutash, kur u mblodhen shumë gazetarë aty, filluan të na shkonin nga koka plumbat edhe në ato momente na kanë larguar të OSBE-së, e jemi kthyer në Prishtinë, tërë kohën janë dëgjuar luftime”, ka treguar Kllokoqi në RTV “Dukagjini”

UBT

E pas kësaj, Kllokoqi tregon se si më 16 janar kishte shkuar prapë aty, dhe kishte marrë pamjet që i nevojitshin për t’i treguar gjithë botës atë që ndodhi në Recak.

“Të nesërm shumë herët në me fotografin e AP-së Visar Kryeziun dhe kemi mbërritur në Shtime, aty e kam takuar një fshatar dhe e kemi pyetur se janë larguar serbët nga Shtimja dhe kemi hyrë brenda, dhe na kanë pritur disa njerëz dhe e takova kufomën e parë me një shtëpi, xhirova, është ajo thënie e agjensionit shpejt xhiro por edhe më shpejt dërgo fotografitë në botë. Kam shkuar edhe një vend tjetër i kam xhiruar disa viktima, dhe pastaj jam ngjitur lart në kodër ku janë kufomat, aty si sot më kujtohet, njerëzit kishin filluar të zgjoheshin prej gjumit dhe t’i kërkojnë kufomat e të afërmve të tyre. Pas xhirimeve jam kthyer në Prishtinë dhe i kam dërguar materialet në botë, në ora tetë apo nëntë të gjitha pamjet kanë qenë të AP-së”, ka shtuar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.