FIDANISHTJA

Njeriu që dhuroi mbi 12 litra gjak

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – I madh e i vogël e njohin në Gjilan e më gjerë Ramadan Kryeziun, pjesëtarin e Policisë së Kosovës në Gjilan. Ai ka hyrë në 64 vitet e jetës. Edhe në këtë moshë të shtyrë, ai nuk “dorëzohet”, por njerëzve u bënë mirë. U dhuron gjak. Ai për këto vite, ka dhuruar 12 litra gjak. Kjo e bën që ai të jetë “personazh” i qytetit ku jeton. Prandaj, qytetarët atë e njohin si dhurues të gjakut, lëngut më të shtrenjtë të njeriut.

Edhe Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në Gjilan, Ramadan Kryeziu e ka bërë si shtëpi të dytë të tij. Pse jo? Sa herë ankohet ndonjë qytetar se ka nevojë për gjak, Ramadani pa hezitim lajmërohet në mënyrë vullnetare dhe dhuron gjak.

Pra, është gjithmonë i gatshëm të dhurojë gjak për ata qytetarë që e kanë jetën në rrezik apo tjetër. ”Po, shton Ramadan Kryeziu, – unë posedoj mjaft gjak. Bile, sa herë kam dhënë gjak, e kam ndjerë vetëm më të relaksuar dhe më të lehtë. Jam mësuar të bëj mirë kur ka nevojë. Bile, tek unë nuk është bindja se kujt po i dhuroj, por ku ka nevojë pa dallim në njerëz. Po e ndjej vetën mirë kur po i ndihmoj akcilit njeri, i cili, pasi e ndihmoj, më falënderon shumë për këtë gjest timin human e njerëzor. Kjo është mundësia ime. S’ka më ndershëm e humane se ta shpëtosh njeriun kur është në rrezik jete”.

Hidromorava

Ai thotë se, për këto vite, ka dhuruar 45 herë gjak. “Kjo është e vërtetë dhe jam krenar për këtë që bëj, sepse kam arritur t’i shpëtojë tri jetë njerëzish. Ishte rasti i një gruaje dhe dy binjakëve, ku, gjatë lindjes, gruaja ka pasur gjakderdhje. I kam dhuruar edhe një koleges sime, e cila mu ka falënderuar shumë. Por, kam dhuruar edhe sa e sa të tjerëve, të cilët s’po dua t`i zë me emër. Kryesore, kjo është mundësia ime”.

Ramadan Kryeziu, pjesëtar i Policisë së Kosovës në Gjilan, thotë se, të dhurosh gjak, do të thotë, ta shpëtosh një njeri apo t’ia zgjatësh jetën dikujt më shumë. “Nuk ka gjë më humane se ta shpëtosh njeriun kur është në rrezik kur i mungon gjaku apo ka gjakderdhje. Unë e besoj në vete dhe, kjo më ka shtyrë ta ndihmoj popullin tim, ai i cili ka nevojë për një pikë gjak”.

Ramadan Kryeziu është edhe lexues i pasionuar i gazetave. Ai thotë se, nuk shkon dita pa lexuar. Kjo ishte hobi i tij i dytë i tij në jetë. Por, mbi të gjitha, ai është njeri human që dhuron gjak njerëzve që kanë nevojë. /tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.