UBT

Njeriu i Trump thirrje kosovarëve: Votoni për Veselin që forcon miqësinë me Amerikën, të tjerët e rrezikojnë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Matt Whitaker, njeriu i besueshëm i presidentit amerikan, Donald Trump, ka elektrizuar atmosferën në tubimin zgjedhor të PDK-së në qytetin e Gjilanit. Ai ka thënë se SHBA-ja i mbështet njerëzit që e luftojnë korrupsionin dhe e forcon miqësinë me aleatët. Whitaker u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të votojnë në këto zgjedhje për Veselin dhe një parti që e forcon raportin me Amerikën dhe jo dikush që e izolon dhe rrezikon marrëdhëniet.

“Pra, më duket se zgjedhja për popullin e Kosovës është mjaft e qartë dhe ju keni një vendim shumë të rëndësishëm për të marrë. Në këto votime, zgjedhja është midis: një qeverie që do të forcojë bashkëpunimin me ne – Shtetet e Bashkuara për të luftuar korrupsionin dhe për të zhvilluar ekonominë tuaj në mënyrë që të krijohet mirëqënie dhe sukses për të gjithë. Mundësitë tuaja alternative përbëjnë një rrezik – bëhet fjalë për një qeveri e udhëhequr nga politikanë që mund ta izolojnë Kosovën dhe do të dëmtojnë marrëdhëniet tuaja me ne. Për një qeveri që nuk mund ta luftojë korrupsionin” ka thënë Whitaker.

Më tej ai ka shtuar se “Që të vijnë këtu bizneset dhe investitorët amerikanë duhet të jenë në gjendje besojnë udhëheqësve dhe qeverive të qeverive të huaja. Parakusht është luftimi i korrupsionit si një kriter i domosdoshëm. Tani për tani, amerikanët kanë hezituar të investojnë në Kosovë për shkak të frikës që kanë prej korrupsionit. Kadri Veseli nuk paraqet rrezik në këtë aspekt. Ai është një reformator. Kadri Veseli është mik i Shteteve të Bashkuara dhe mik i Iowa-s”.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.