Hidromorava

Njeriu i PDK-së emërohet drejtor i Muzeut të Trepçës

/ 2 minuta lexim
HW

Anëtari i PDK-së, Rasim Veseli para pakë ditësh është rehatuar në Muzeun Shtetëror te Kristaleve dhe Mineraleve- Trepça. Ai është emëruar drejtorë në këtë institucion në bazë të një konkursi të brendshëm që është hapur nga ministria e Zhvillimit Ekonomikë e cila udhëhiqet nga PDK-ja. Veseli ka qenë drejtori i Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës në Mitrovicë në qeverisjen e Avni Kastratit të PDK-së. Ai është kushëri me kryeparlamentarin, Kadri Veseli, por kjo, sipas MZHE-së nuk ka ndikuar që të emërohet drejtorë, transmeton zeri.info.

“MZHE me datë 01.07.2015 ka shpallur konkurs te rekrutimit për vendin e punës: Drejtor i Muzeut Shtetëror te Kristaleve dhe Mineraleve- Trepça. Ne këtë proces rekrutimi kanë qenë gjithsej trembëdhjetë aplikacione. Bazuar në kriteret e konkursit pesë kandidatë kanë plotësuar kushtet për të hyrë në listën e ngushtë dhe janë ftuar të marrin pjesë në testimin me shkrim. Pas përfundimit të procedurës së rekrutimit nga Komisioni përzgjedhës kandidati më i suksesshëm është shpallur Z. Rasim Veseli me dt. 11/08/2015, i cili ka plotësuar të gjitha kërkesat e kritereve të kërkuara në kushtet e konkursit”, ka thënë Naim Zeqiri, zëdhënës në MZHE.

Eco Higjiena

Në zgjedhjet lokale të 2013, PDK-ja i kishte humbur zgjedhjet dhe Gani Veseli kishte mbetur pa punë. Ai ishte punësuar në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica”, në të cilën ishte kryeshef Faruk Hajrizi, vëllai i gruas së Veselit, por kjo ishte konsideruar konflikt interesi nga Agjencia Kundër Korrupsion. Përveç Kundërkorrupsionit, me këtë konkurs ishte marr edhe MZHE-ja, nga ku kishte konstatuar se me punësimin e Veselit nuk ishte respektuar kushti i përgatitjes profesionale që është kërkuar. Pasi nuk kishte arritur të futej në Ujësjellës, Veselin e kishte pranuar në “gjirinë” e vetë MZHE-ja për ta ngritur në detyrën e drejtoritë.

Ndryshe, Veseli konsiderohet si një ndër personat më të fuqishëm gjatë qeverisjes së PDK-së në këtë komunë, të cilit i ishte besuar projekti i kthimit të shqiptarëve në veri të Mitrovicës. / Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.