Eko Higjiena

Njeriu i lumtur

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Besart Berisha e do futbollin, e do Melbournen dhe mezi pret të fillojë sezoni i ri në A-League, të premten mbrëma. Futbollisti shqiptar, i cili nënshkroi me Victory në janar, duke u larguar nga ish-skuadra, Brisbane, synon të arrijë suksese të mëdha me ekipin e tij të ri, pasi i fitoi dy tituj kampioni me Roar. Nëse gjatë sezonit të rregullt gjërat shkojnë njëjtë si në fazën para-sezonale, ka mundësi që përfaqësuesi shqiptar të shënojë shumë gola. “Është ndjenjë fantastike.

Të vish këtu në Evropë dhe të ndihesh si në shtëpi. Ndihem sikur ky të jetë qyteti im. Jam rritur në Berlin, kështu që, pasi erdha këtu me familje, që nga dita e parë ndihem si në shtëpi. Është sikur i pëlqej çdo të dytit person. Ata e duan këtë lojë. Këtu në këtë qytet, mund ta shijoj dhe jetoj futbollin tim”, deklaroi Berisha.

Ai i realizoi shtatë gola në fazën përgatitore, ndërsa konsiderohet si një investim i qëlluar për Victory. Edhe Berisha po e shijon këtë eksperiencë të re. “Sepse unë e dua këtë lojë aq shumë, është shumë e rëndësishme për mua, shumë e rëndësishme të adaptohem sa më shpejt. Jam vërtet i lumtur për momentin, dhe të jem i sinqertë, nëse nuk e humbni asnjë ndeshje në fazën përgatitore, duhet të jeni të lumtur”, vazhdoi ish futbollisti i Hamburgut.

Uji Dea

Sigurisht, Berisha la gjurmë në Brisbane, ku kishte realizuar 48 gola nga tre sezone, ndërsa u shpall një herë shënuesi më i mirë i ligës. Por, tash ai po mendon për eksperiencën e re dhe e ka ngritur lartë ekipin e ri. “Të gjithë e kuptojnë se Victory është klubi më i madh në Australi. Jam mjaft i lumtur këtu”, nënvizoi Berisha.

Ai po e shijon edhe marrëdhënien e mirë me trajnerin Kevin Muscat. Berisha zotohet se do ta japë më të mirën, për t’i dhënë sa më shumë gëzime trajnerit, bashkëlojtarëve dhe tifozëve të klubit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.